Produktet kozmetike në rrugë, dermatologët: Rrezik për infeksione, por edhe kancer të lëkurës

Life style

Produktet kozmetike në rrugë, dermatologët: Rrezik për infeksione, por edhe kancer të lëkurës

Më: 11 gusht 2018 Në ora: 17:10
Ilustrim

Tregtimi i produkteve kozmetike në kushte të papërshtatshme mund të kthehet në rrezik serioz për trupin tonë.

Dermatologia Rudina Thanasi shprehet për Top Channel se femrat duhet të jenë të kujdesshme në përzgjedhjen e produkteve kozmetike.

“Asnjëherë nuk duhet blerë apo mbajtur një produkt kozmetik i ekspozuar në diell, pasi është një produkt i skaduar, ka mbaruar funksioni i tij. Nëse një krem është viskoz, në fakt bëhet fluid dhe ndahet”, thotë ajo.

Produktet kozmetike të skaduara mund të shkaktojnë infeksione të ndryshme në lëkurë, madje edhe sëmundjen e kancerit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat