Nëse bëni këto 8 gjëra, do t’ju ndjekë vetëm fati i mirë

Life style

Nëse bëni këto 8 gjëra, do t’ju ndjekë vetëm fati i mirë

Më: 10 gusht 2018 Në ora: 15:45
Ilustrim

Të gjithë mundoheni të këshilloheni për mirë në çdo fushë të jetës.

Sipas intv.al janë disa gjëra që duhet të bëni në jetën tuaj dhe fati i mirë do t’ju ndjekë. Mundohuni të realizoni disa prej tyre si:

1. Në mëngjes lutuni

Çdo mëngjes duhet të falenderoni Zotin për ditën që po ju fal. Jini mirënjohës!

2.Jini tolerant ndaj personave që ju mërzisin

Zemërimi dhe xhelozia vijnë nga shpirti i humbur. Mos u ndikoni nga ata,sipas intv.al  vazhdoni rrugën tuaj me mirësi.

3. Mos u mburrni për arritjet tuaja

Ai që është i suksesshëm nuk ka nevojë të mburret, por veprat e tij flasin më shumë, sesa fjalët boshe.

4. Respektoni mikun

Miku i mirë, është një ndër gjërat më të mira që keni në jetë. Respektojeni dhe do ndiheni mirë.

5. Merruni me punët tuaja

Nuk duhet të analizoni jetën e të tjerëve, pasi do bëheni të padobishëm.

6. Respektoni moshën e 3-të

Një shoqëri e mirë dhe e zhvilluar respekton moshën e 3-të. Nëse e bëni këtë gjë, vetëm gjëra të mira do t'ju ndodhin.

7. Respektoni mendimin e tjerëve

Asnjëherë mos e ndërpritni tjetrin kur flet. Jepini të drejtën të shpreh mendimin e tij.

8. Fëmijët janë e ardhmja

Jepni dashuri fëmijëve dhe rritini në mënyrën më të mirë. Ata, sipas intv.al janë e ardhmja e vendit ku jetoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat