Vera sjell modelet e thonjve plot ngjyra

Life style

Vera sjell modelet e thonjve plot ngjyra

Më: 8 gusht 2018 Në ora: 21:53
Ilustrim

Nuk ka rëndësi nëse preferon rozën e lehtë apo nuancat e ndezura, janë disa modele thonjsh që këtë sezon nuk duhen lënë pa provuar. Mbi çdo ngjyrë të preferuar, por sidomos ato të çelëtat, duhet shtuar elementi metalik.

Thonjtë e bardhë do të jenë gjithmonë tendencë, por këtë herë janë domosdohmëri, sidomos me trupin e nxirë. Nëse ju duken tepër të thjeshtë, mund t`i shtoni ca elementë gjeometrikë ose shkëlqim.

Mermeri i zi, do pak guxim ky lloj manikyri me look ndër-galaktik. Trendin e mermerit e gjejmë të gërshetuar edhe me të bardhën, grinë e bojëqiellin. Pak art nuk bën keq, luajmë dhe pak me ngjyrat e forta dhe ndonjë vizatim gazmor.

Ombre-t nuk ka përse të aplikohen vetëm te flokët: një shkrirje e ngjyrave pastel tek thonjtë preferohet shumë së fundi.

Thonjtë “Picasso“ po përhapen me shpejtësi, të bëjnë të dukesh e veçantë dhe jo-konformiste. Ngjyrat e ylberit janë dhe ato një eksperiment interesant, gjithmonë për stinën e verës sigurisht.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat