Qumështi dhe efektet e tij për fytyrën

Life style

Qumështi dhe efektet e tij për fytyrën

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 21:27
Ilustrim

Maskat kuruese kanë një rëndësi të veçantë për shëndetin e lëkurës sonë. Fytyra është një ndër pjesët më delikate të trupit që kërkon një vëmendje dhe kujdes të veçantë nga ana e secilit prej nesh.

Ekzistojnë një shumëllojshëmri maskash që na vijnë në ndihmë por një që është e lehtë për tu përgatitur është maska me qumësht, e cila është mjaft efikase për eliminimin e njollave në fytyrë.

Përveç qumështit si përbërës kryesor, kjo maskë kërkon edhe një përbërës tjerër, kripën.

Për të përgatitur këtë maskë ju nevojiten gjysmë luge kripë dhe 2 lugë qumësht. Në një enë të vogël hidhni gjysmë lugë kripë dhe shtoni qumështin. Përziejeni mirë derisa të tretet kripa dhe të krijohet një masë homogjene e njëtrajtshme. Aplikojeni me kujdes në fytyrë duke shmangur zonën e syve, sepse kjo pjesë është shumë e ndjeshme dhe për këtë ka maska të tjera të posaçme që duhen aplikuar.

Mbajeni maskën për 10 minuta dhe më pas shpëlajeni fytyrën me ujë të bollshëm. Do të shihni që aknet dhe njollat do t’ju pakësohen, sepse kripa dezinfekton fytyrën.

Do të kishit rezultate shumë të mira nëse e aplikoni maskën një herë në javë, për dy muaj rresht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat