Nuk dëshironi të keni gjinj të varur? Eliminoni këto gjashtë shprehi…

Life style

Nuk dëshironi të keni gjinj të varur? Eliminoni këto gjashtë shprehi…

Më: 5 gusht 2018 Në ora: 08:44
Ilustrim

Pozita e keqe gjatë gjumit, ushtrimi i tepruar, si edhe ekspozimi në rreze të diellit pa mbrojtje kanë ndikim të keq.

Qoftë nëse i keni gjinj të vegjël, të mëdhenj, me majë, të lëshuar ose të pabarabartë, gjinjtë e të gjitha formave dhe madhësive kanë të njëjtin problem – gravitacionin.

Mirëpo edhe ndikimi i gravitacionit mund të zvogëlohet nëse me kohë fillohet të mendohet për stilin e jetesës dhe të ndërpriten sjelljet të cilat ndikojnë keq në dukjen dhe pozicionin e tyre.

– Me kalimin në moshë, gjinjtë e femrës gjithnjë e më shumë i bëjnë rezistencë gravitacionit. Lëkura është gjithnjë e më e hollë dhe humb elasticitetin. Shtatzënia, obeziteti, humbja e shpejtë e peshës trupore, por edhe faktorë të shumtë mund të ndikojnë në rënien e gjinjve, pa marrë parasysh gjenet të cilat femrat i trashëgojnë nga prindërit – ka theksuar kirurgu plastik Dirk Kremer.

Kremer ka numëruar se çfarë ndikon tek gjinjtë. Shprehitë e këqija duhet shmangur.

1. Të fjeturit në stomak

Të fjeturit në stomak është pozita më e keqe për gjinjtë e femrës, duke pasur parasysh që në këtë pozitë me orë të tëra janë të shtypura për dyshek. Nuk është mirë të flihet as në krah, sepse në atë pozitë tërhiqen ligamentet dhe me kalimin e kohës indet lidhore lirohen dhe gjinjtë gjithnjë e më shumë varen.

2. Përsëritja e ushtrimeve të intensitetit të lartë

Dr. Kremar thotë që ende nuk mund të thuhet me siguri që lëvizjet e përsëritura me rastin e ushtrimeve të intensitetit të lartë, siç janë: vrapimi, kërcimi apo ushtrimet e barkut, mund të çojnë në zvogëlim të prodhimit të kolagjenit në gjoks. Mirëpo, për këtë ekziston mundësia e madhe.

3. Bartja e përhershme e sutjenave

Sipas hulumtimit të bërë në Francë, mbështetja të cilën gjinjtë e marrin nga sutjenat pikërisht dobëson muskujt e gjoksit.

4. Rrezitja pa kremra me faktorin mbrojtës

Rrezet UV kanë të njëjtin ndikim në lëkurën e fytyrës, si edhe në lëkurën e gjoksit. Ekspozimi i gjoksit në rreze të diellit pa mbrojtje zvogëlon sasinë e kolagjenit dhe dëmton lëkurën.

5. Dietat e shpejta

Femrat të cilat vendosin për dieta dramatike dhe zvogëlojnë vrullshëm marrjen e kalorive, shpesh dhe shpejt i kthejnë kilogramët dhe madje fitojnë edhe disa kilogramë më shumë se sa e kanë pasur peshën e mëparshme, prandaj kjo ka ndikim të keq në gjinj.

– Çdoherë kur fitoni apo humbni peshë, indet lidhore në gjinj lëshohen dhe gjithnjë e më vështirë e kanë të bëjnë punën e tyre.

6. Pirja e duhanit

Është shprehi e keqe, sepse pirja e duhanit zvogëlon lëshimin e gjakut në lëkurë. Më pak gjak, edhe më pak elasticitet i lëkurës.

Shprehitë në bazë të të cilave gjinjtë do të rrinë mirë:

1. Bartja e sutjenave të përshtatshme

Alternativa më e mirë e operacionit plastik është bartja e sutjenave të cilat u përshtaten gjinjve tuaj. Bartja e sutjenave të papërshtatshme mund të ndryshojë dukjen e gjinjve tuaj, aq më parë nëse sutjenat nuk ofrojnë mbështetje të mjaftueshme. Atëherë gjinjtë mund të jenë të varura.

2. Ushtrimet e muskujve të gjoksit

Ushtrimet me të cilat synohet forcimi i muskujve të gjinjve mund të ndikojnë në forcimin e indeve lidhore në gjoks. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat