Mënyra e duhur për t’i shpërblyer fëmijët tuaj

Life style

Mënyra e duhur për t’i shpërblyer fëmijët tuaj

Më: 4 gusht 2018 Në ora: 12:52
Ilustrim

Kur bëheni prind dhe keni përgjegjësi ndaj fëmijëve tuaj, jeni ju ata që i shtyni drejt sukseseve, mjafton edhe me një dhuratë apo lëvdatë. Mirëpo, si prindër është mirë të vlersoni më shumë përpjekjet e fëmijëve tuaj, se sa talentin dhe rezultatet përfundimtare.

Lëvdata është një litar i shtrënguar

Shpërbleni fëmijët tuaj dhe dhurojuni kurajo atyre, por jo deri në pikën kur ata mendojnë se janë qendra e botës dhe pa gabime .

Shpërbleni përpjekjet më shumë se talentin

Gjithmonë shpërbleni përpjekjet para talentit, sepse e kundërta mund t’i bëjë fëmijët të mendojnë se procesi i të mësuarit ka përfunduar : të punosh shumë në matematikë është një proces i vazhdueshëm, derisa të jesh i mirë në matematikë është një punë e përfunduar.

Përfshini cilësitë personale në shpërblim

Shpërbleni fëmijët tuaj sepse janë të mirë, të përgjeshëm, të fuqishëm apo kreativ. Është një mënyrë më e mirë se sa t’i shpërblesh ata sepse kanë dal në një provim më të mirët.

Bëhuni specifik

Mos e nënvlersoni vlerën e një fjale si “sepse”. Punimi i tyre ka dal i mrekullueshëm, por pse? Sepse u mori kohë? Sepse ata e rishikuan atë në detaje? Një shpjegim do të ishte më i mirë, se sa t’u thoni vetëm “ Kjo është shumë e mirë”.

Fëmijët e moshave të ndryshme, do të përgjigjen në mënyra të ndryshme

Fëmijët e vegjël mund të jenë të lumtur me një shpërblim të vogël, derisa të mëdhenjtë kërkojnë gjithmonë më shumë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat