SHBA: Paralajmërim që prezervativët mos të pastrohen apo ripërdoren

Life style

SHBA: Paralajmërim që prezervativët mos të pastrohen apo ripërdoren

Më: 2 gusht 2018 Në ora: 07:24
Foto ilustrim

Qendra amerikane për kontrollimin dhe parandalimin e sëmundjeve ka lëshuar thirrje publike që njerëzit të mos ripërdorin prezervativët, dhe të mos i pastrojnë ata me ujë.

Agjencia ka shtuar se këtë njoftim po e bëjnë sepse “njerëzit bëjnë gjëra të tilla”. Në fakt në mes 1-3 për qind të njerëzve kanë pastruar kondomët apo kanë ripërdorur ata.

Bakteret, viruset dhe sperma janë shumë të vogla që të pastrohen nga sapuni. Kondomët janë 98 për qind efektivë në parandalimin e shtatzënisë dhe janë mënyra e vetme për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse-nëse përdoren në mënyrën e duhur.

72 për qind të amerikanëve janë aktiv seksualisht, mirëpo vetëm një në katër përdorë kondomët. 

Njerëzit praktikojnë prezervativët prej 200 vitesh, mirëpo duket se edhe pas kësaj kohe, ekzistojnë gabime të tilla si larja e tyre.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat