Përse femrat e kanë të domosdoshme të urinojnë menjëherë pas seksit

Life style

Përse femrat e kanë të domosdoshme të urinojnë menjëherë pas seksit

Më: 31 korrik 2018 Në ora: 06:23
Ilustrim

Duke qenë se femrat kanë uretër më të shkurtër, edhe distanca e kalimit të baktereve në uretër dhe fshikëz është më e vogël, prandaj dhe gratë preken më shpesh nga infeksionet urinare.

 Shumë gra mund të preken nga infeksionet urinare gjatë kryerjes së marrëdhënieve seksuale duke qenë se gjatë këtij procesi mund të kalojnë bakteret nga zorra ose kaviteti vaginal në uretër. Për të ulur rrezikun e prekjes nga këto infeksione, urinoni brenda 30 minutash pasi keni kryer marrëdhënie. 

Edhe pse urinimi para dhe pas kryerjes së marrëdhënieve seksuale ul rrezikun e zhvillimit të infeksioneve në traktin urinar, çifti nuk ka pse të ketë një kronometër.

 Pra, nëse nuk e ndieni të nevojshme të urinoni, atëherë mos e forconi veten. Thjesht sigurohuni që ta bëni një gjë të tillë përpara se t’ju zërë gjumi, vlen për t’u theksuar fshirja në drejtim nga para-pas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat