Kur qeni sëmuret, ç’duhet bërë?

Life style

Kur qeni sëmuret, ç’duhet bërë?

Më: 22 korrik 2018 Në ora: 14:20
Ilustrim

Një prej dilemave që mundon më shumë pronarët në një gjendje të sëmurë të qenit është: “A duhet ta çoj tani qenin tek veterineri?”

Qeni duhet mbajtur i qetë dhe ngrohtë dhe të kontrollohet për çdo 30 min. Shenjat jetësore janë: temperatura normale 38.1-39.2°C; pulsi normal 60-130 rrahje/min (më e ulët për qentë e mëdhenj); frymëmarrja 10-30 për minutë (më pak për qenin trupmadh).

Kujdes: pulsi dhe temperatura normale janë më të larta gjatë ushtrimeve dhe kohës së ngrohtë.

Duhet të mbahet mend çdo moment, sepse më vonë ky historik do t’i nevojitet mjekut veteriner. Para se ta çoni qenin tek veterineri, merreni mjekun në telefon, në mënyrë që ai të përgatitet. Urgjencat

Një prej dilemave që mundon më shumë pronarët në një gjendje të sëmurë të qenit është: “A duhet ta çoj tani qenin tek veterineri?” Disa momente kur kafsha duhet çuar menjëherë tek mjeku, janë:

• Dëmtime të dukshme fizike (plagë, gjakderdhje, pamundësi për të lëvizur).
• Shenja dhembjeje (si angullimë dhe çalim).
• Gjendje e ngrirë ose ecje jo e qëndrueshme, ose kur ka dridhje.
• Shoku, ose shenja jetësore jo normale.
• Çrregullim të tretjes ose humbje e oreksit.
• Rritje/ulje e etjes.
• Gëlltitja e trupave të huaj ose te ngecja e tyre në pjesë të ndryshme të trupit.
• Bark i fryrë.
• Kollë, teshtima, gulçim ose vështirësi në frymëmarrje.
• Jargëzim tej mase.
• Rrjedhje nga sytë/hunda.
• Dëmtimet e syve.
• Mishi i dhëmbëve i zbehtë/i bardhë.
• Çrregullime të lëkurës dhe humbje e qimeve.
• Humbje/shtim i dukshëm i peshës.
• Ekskretim i pazakontë (diarre, gjak në feçe ose urinë), konstipacion ose vështirësi në urinim.
• Sjellje e çuditshme (si stres, agresion, letargji ose hiperaktivitet).
• Ënjtje të dukshme.
• Djegiet nga flaka ose nga lëndë kimike.
• Pickimet e insekteve dhe helmimet.

Pezmatimi, njollat e këmbëve dhe trupit “Hot Spots”

Të tilla pezmatime shkaktohen nga ekzemat, që vijnë nga reaksionet nervore, alergji, dietë shumë e pasur, një përbërës në dietë, pluhurat e tapetit ose pluhurat e larjes, nga pickimi i pleshtave. Cilido qoftë shkaku, gjendja përkeqësohet nga qeni që e lëpin, e kafshon dhe kruan zonën e prekur. Trajtimi përfshin gjetjen e shkakut dhe eliminimin e tij.

Për të qetësuar dhe ftohur zonën, përdoret një krem, që mund ta merrni tek mjeku veteriner. Kollaret elizabeta janë përdorur shpesh për të parandaluar irritimin mekanik që i bëjnë qentë plagës.

Pickimet e insekteve

Thumbat e grerëzave dhe bletëve shkaktojnë dhembje dhe ënjtje. Bletët, zakonisht lënë një thumb të ngulitur në lëkurë. Për të parë nëse thumbi është i pranishëm, përdorni një lupë. Nëse thumbi është i dukshëm, hiqeni me piskatore.

Disa qenë kanë reaksione alergjike ndaj pickimeve të insekteve, duke kaluar në shok. Me këtë formë shoku, e njohur si efekt anafilaktik, ka ënjtje alergjike të rrugëve të frymëmarrjes. Kjo shkakton atë që qeni të ketë zhurma të lagështa dhe gurgulluese kur tenton të marrë frymë. Dhënia e adrenalinës me injeksion është mjet thelbësor për të ndaluar shokun anafilaktik. Mbajeni qenin në ajër të freskët dhe kërkoni ndihmën veterinare.

Pickimet nga gjarpri

Gjarpërinjtë pickojnë më shumë qentë se njeriun. Shenjat e pickimit nga gjarpri janë: dridhja, eksitimi, vjellja, kolapsi, dalja e jargëve dhe pupila të zgjeruara. Nëse qeni juaj pickohet, në vendin e prekur përdorni një bandazh, mbi të cilin të vendosni një kompresë të ftohtë dhe çojeni qenin sa më shpejt të jetë e mundur tek veterineri…

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat