Kundër shtresave të forta: Bëni vetë shkrirësen e yndyrës

Life style

Kundër shtresave të forta: Bëni vetë shkrirësen e yndyrës

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 13:22
Ilustrim

Shtresat yndyrore të cilat mbeten nëpër shporet dhe nëpër enë pas zierjes janë problem i madh për t’u pastruar, ndërkaq mjetet e blera mund të jenë agresive ndaj lëkurës suaj.

Me siguri keni nevojë për mjete më të efektshme për eliminimin e njollave yndyrore. Mund t’i bëni vetë.

Përbërësit:

– 1,5 dl ujë të vakët,
– 1,5 dl thartirë alkoolike,
– 1 lugë detergjent për larje të enëve,
– Sodë buke

Procedura:

1. Në enë qitni të gjithë përbërësit dhe me lugë përzieni derisa të homogjenizohen dhe pastaj qiteni në një shishe që ka spërkatëse.

2. Nëpër njolla hidhni pak sodë buke dhe pastaj me vrushkull qiteni përzierjen e përgatitur për pastrim.

3. Lëreni të qëndrojë disa minuta.

4. Me sfungjer të njomur për larje enësh fërkoni dhe eliminoni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat