Kujtimet para moshës trevjeçare janë fiktive

Life style

Kujtimet para moshës trevjeçare janë fiktive

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 16:56
Ilustrim

Kujtimet që i mbani kur i keni hedhur hapat e parë, apo kur i keni thënë fjalët e para, janë me shumë gjasë fiktive, sipas një studimi të ri.

Në anketimin më të madh me temë kujtimet e para, hulumtuesit kanë ardhur në përfundim se është e pamundur  që njerëzit të kujtojnë diçka para moshës tre vjeçare e gjysmë.

Studimi i publikuar në Ditarin e Shkencës Psikologjike, ka gjetur që 40% e kujtimeve të para të njerëzve janë fiktive – pasi që pohojnë se i kujtojnë ngjaret që kanë ndodhur në moshën dyvjeçare apo më herët.

Këto kujtime të ‘lidhura me fëmijëri’ janë shpesh rezultat  i kujtimeve të përziera me imagjinatë.

Për ta studiuar kujtimin e fëmijërisë, hulumtuesit kanë kërkuar nga 6 mijë e 641 njerëz që ta tregojnë kujtimin e tyre të parë, dhe ta konfirmojnë që ‘nuk kanë qenë të lidhura me ndonjë tregim familjar apo fotografi’ pasi që kujtimet e rrejshme janë shpesh rezultat i shikimit të fotografive apo dëgjimit të tregimeve të fëmijërive të tyre nga të tjerët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat