‘Balayage’: Hijesim i parezistueshëm i flokëve

Life style

‘Balayage’: Hijesim i parezistueshëm i flokëve

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 21:35
‘Balayage’

A keni dëgjuar për teknikën balayage? Fjala balayage vjen nga fjala frënge balay që do të thotë hedhje. Pikërisht kjo fjalë e përshkruan në mënyrë të përpiktë flokun pas teknikës balayage.

Teknika ‘balayage’ thekson vënien e ngjyrës me brushë, në stilin e lirë, shpejt dhe efektshëm. Në të vërtetë, në atë mënyrë arrihet pothuajse rritje e pavërejtur.

Në rrënjën e flokut ngjyra shtresohet në shtresa të holla, ndërsa në maja me shtresa më të trasha, gjë që rezulton me pramenë të trashë dhe të gjerë, të cilat duken sikur kanë shkëlqyer në mënyrë natyrale.

Teknika ‘balayge’ është shumë e ngjashme me të popullarizuarën metodë ombre ose me shatirin e zakonshëm të flokëve, por jep shumë më shumë natyrshmëri, elegancë dhe rezultat përfundimtar të sofistikuar.

Të themi, për dallim nga pramenët e bërë me ndihmën e folive (të cilat duken më pak të natyrshme), gjatë rritjes së flokëve në të cilën është aplikuar teknika ‘balayage’ nuk bëhet aq ndryshim i dukshëm ndërmjet pramenëve dhe rrënjës së flokëve.

Këtë metodë, e kanë pranuar edhe shumë yje hollivudiane dhe modele të popullarizuara, kështuqë ngadalë, por sigurt, nga froni po e heq metodën ombre dhe po bëhet hiti e inspirim kryesorë në sallonet e bukurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat