Maskë e mrekullueshme me pjeshkë për flokët tuaj - Bota Sot
Maskë e mrekullueshme me pjeshkë për flokët tuaj

Life style

E hënë, 20 gusht 2018

Maskë e mrekullueshme me pjeshkë për flokët tuaj

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Nëse keni flokë të shëndetshëm dhe me volum, ju dukeni shumë herë më bukur dhe për më tepër do të ndjeheni më të sigurtë në vetvete.

Por, në verë dhe jo vetëm, ndodh që flokët tuaj ta humbasin shkëlqimin dhe të bëhen shumë të thatë apo me maja të djegura.

Për t’i rigjeneruar dhe për t’i bërë flokët tuaj të duken të mrekullueshme në çdo kohë, provoni të aplikoni këtë maskë me pjeshkë.

Një kombinim perfekt i pjeshkës me banane dhe patate që i thotë “lamtumirë” flokëve të thatë dhe të dobët.

Përbërësit:

1 pjeshkë

1 banane

2 gota ujë

1 patate

Përgatitja:

Lani mirë pataten, e qëroni dhe e prisni në copa të vogla. Vendosini në një enë me ujë dhe vërini në frigorifer për 8-12 orë. Kulloni ujin e patateve dhe lëreni mënjanë.

Qëroni pjeshkën dhe vendoseni në një blender.

Shtoni ujin e patateve dhe bananen (të përpunuara me lugë derisa të bëhet si krem) dhe lërini të kombinohen për pak sekonda. Hidheni përzierjen në një tas.

Aplikojeni në flokë dhe mbulojeni kokën me një qese plastike. Mbajeni për 30 minuta dhe më pas lajini flokët si zakonisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test