Acidi hialuronik, esenca e një rinie të gjatë

Life style

Acidi hialuronik, esenca e një rinie të gjatë

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 16:23
Acidi hialuronik

Acidi hialuronik është përbërësi kryesor i produkteve për rinimin e lëkurës. Mbush rrudhat, ngre lëkurën që nis të humbasë elasticitetin është i vlefshëm kundër dhimbjeve të kyçeve dhe në ruajtjen e kërceve.

Acidi hialuronik është shumë më tepër se një përbërës bukurie, pasi kontribuon në mënyrë të rëndësishme në shëndetin tonë. Gjithnjë e më shumë po gjen përdorim, jo vetëm në kremrat e ndryshme, por edhe si shtesë ushqimore, në formën e pikave apo kapsulave për të fuqizuar edhe më shumë efektin.

Sekretet e acidit hialuronik janë publikuar edhe në revistën “AntiAge – L’arte di restare giovani”. Revista, dedikuar artit të të mbajturit sa më mirë të vetes, synon të identifikoj sa më mirë, aftësitë fizike dhe mendore të cilat manifestohen pas një farë moshe. Mes aleatëve për një pamje sa më të mirë, acidi hialuronik luan pa dyshim një rol të rëndësishëm.

Është një molekulë e ndërtuar nga dy sheqerna dhe përfaqëson një nga përbërësit kryesorë të indit lidhor dhe të materies ekstraqelizore në të cilën janë të vendosura qelizat e organizmit tonë. Të lidhura nga uji dhe substancat e tjera të pranishme në organizëm, kontribuon në mënyrë të rëndësishme në krijimin e një strukture në formë rrjete, që praktikisht shërben si mbështetje për indet.

Për këtë, kur acidi hialuronik, i cili prodhohet nga vetë trupi, nis të pakësohet me kalimin e moshës, indet synojnë të lëshohen dhe të tregojnë shenja të ‘forcës së gravitetit’, pra plakjes. Ky aleat i çmuar i rinisë nis të pakësohet pas të 30-ve, por humbja e tij bëhet domethënëse pas të 50-ve, kur përgjysmohet.

Pas moshës 60 vjeçare, acidi hialuronik reduktohet deri në çerek të tij. Lyerja e lëkurës është një nga mënyrat më të mira për të luftuar shenjat e kohës dhe jo vetëm nga ana estetike. Acidi hialuronik përqendrohet sidomos në lëkurë. Jo rastësisht aty vihen re më lehtë përfitimet e tij. Është një ndër përbërësit thelbësorë të prodhimit natyror të kolagjenit dhe elastinës.

Përdorimi i produkteve kozmetike me përbërje të acidit hialuronik është i vlefshëm për elasticitetin e lëkurës, kundër rrudhave dhe në parandalimin e plakjes, si dhe për t’i dhënë lëkurës një pamje më të njëtrajtshme. Acidi hialuronik është në gjendje të mbajë sasi të konsiderueshme të ujit dhe ta përdorë për hidratimin e hapësirave mes qelizave, duke e bërë lëkurën më të fortë dhe të shkëlqyeshme. Ai gjithashtu ka edhe një efekt rigjenerimi dhe riparimi në thellësi të indeve.

Por nuk mbaron me kaq. Acidi hialuronik është natyrshëm prezent edhe në lëngjet sinoviale, që ndikojnë në lëvizjen e kyçeve, e cila lejon lëvizjen normale të kyçeve. Pra është një produkt kundër plakje. Kjo substancë ndihmon në ruajtjen e elasticitetit të arterieve dhe venave të gjakut dhe është e pranishme edhe në pjesën xhelatinoze që ndërton pjesën më të madhe të syrit.

Për këtë, përdorimi i një shtese ushqimore me bazë acidin hialuronik mund të ketë efekte pozitive edhe për sytë. Me pak fjalë, është një mik i çmuar edhe për shëndetin, përveçse për bukurinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat