Mitet që kanë të bëjnë me martesën

Life style

Mitet që kanë të bëjnë me martesën

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 06:39
Ilustrim

Dashuria është kyçe për një martesë të lumtur, por ajo shpeshherë nuk ka lidhje me keqkuptimet që të rinjtë kanë për dashurinë e vërtetë. Ja disa mite që kanë të bëjnë me martesën.

Martesat lidhen për dashuri

Shumë njerëz mendojnë se janë fort të dashuruar, por në fakt ata ndjejnë vetëm një epsh të fortë, kanë frikë nga vetmia apo kanë nevojë që të zgjedhin dikë me të cilin kalojnë kohën. Për fat të keq, dashuria dhe romanca në shumicën e martesave me kalimin e kohës shpejt zbehet.

Dashuria romantike është bazë për martesë të lumtur

Romantika, të cilën shumica e zëvendësojnë me dashuri nuk është e nevojshme për një martesë të mirë. Forma e sinqertë e një martese të pjekur ndihmon në mbajtjen e një martese të fortë.

Shumica e çifteve martesore dashurohen

Dashuria në martesë dallon nga dashuria romantike, që keni në fillim të lidhjes. Bashkëshortët që janë në martesë më gjatë se tre apo katër vite rrallë në mënyrë spontane do t’i thoshin një personi të tretë se e duan.

Fëmijët i ndihmojnë martesës së brishtë

Disa njerëz provojnë që martesën e tyre ta shpëtojnë me lindjen e fëmijëve, por rrallëherë se kjo ka sukses.

Martesa shëron vetminë

Është e gabueshme bindja se martesa detyrimisht ju liron nga ndjenja e të qenit të vetmuar. Deri diku martesa jo e lumtur edhe e shkakton vetminë.

Grindjet tregojnë se martesa është jo e mirë

Nëse fjalosja përdoret në mënyrë kreative, mund të jetë nxitje në përparimin e martesës. Çiftet mësojnë të komunikojnë në mënyrë të hapur dhe ta kuptojnë se secili personalitet është ndryshe nga tjetri, e po ashtu mësojnë se fjalosja është e nevojshme, sepse mund të ndikojë në ndryshimet pozitive.

Martesa do të më bëj më të lumtur

Martesa nuk do të thotë detyrimisht lumturi. Nëse jeni të palumtur para martesës, do të ishte më mirë që problemin ta zgjidhni para se të lidhni kurorë. Martesa nuk është ilaç që mund t’ju lirojë nga dhimbjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat