Ndarjen nga këto 5 shenja horoskopi, do ta vuash gjithë jetën!

Life style

Ndarjen nga këto 5 shenja horoskopi, do ta vuash gjithë jetën!

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 22:39
Ilustrim

Njerëzit e përjetojnë ndryshe ndarjen, në varësi të forcës së karakterit të gjithsecilit. Disa qajnë, disa bëhen nervozë, të tjerë mbyllen në vetvete e vuajnë në heshtje. Por ndërsa disa shenja janë të afta t`i kontrollojnë emocionet dhe ta kapërcejnë ndarjen më lehtë, të tjera do të ndihen të shkatërruara për një kohë të gjatë. Ndaj duhet të mendohesh mirë kur lëndon persona të këtyre shenjave:

Gaforrja

Po i theve zemrës Gaforres, duhet të kesh një arsye shumë të mirë sepse nuk do të të shohë më kurrë me të njëjtin sy. Këta janë njerëz të ndjeshëm dhe kur vjen fjala tek marrëdheniet e dashurisë, ndjenjat e tyre dyfishohen. Edhe po të përpiqesh ta shlyesh gabimin, Gaforrja s`ka për të ta harruar!

Peshorja

Kur vjen fjala tek frika e ndarjes, Peshorja është mishërimii  shprehjes “ në dashuri dhe në luftë, lejohet gjithcka!“. Do të bëjë të pamundurën që të ta kthejë me të njëjtën monedhë, kështu që, kujdes!

Akrepi

Akrepi është shenja e horoskopit që e bën cdo gje me passion. Dhe kjo përfshin sigurisht dashurinë. Sa më shumë ta duash një Akrep, aq më shumë do të vuash pas ndarjes.

Shigjetari

Shigjetari nuk ështe lloji I njeriut që investon menjëherë në një marrëdhënie serioze, por kur bie në dashuri, e ka me të vërtetë. Nëse zemra e Shigjetarit lëndohet, ai do të transformohet një gjë krejtësisht tjetër, që askush nuk do ta kishte menduar!

Peshqit

Peshqit janë shumë emocionalë; ndarja do t`i zhyste ata në dëshpërim për një kohë të gjatë. Nga ai moment do të të shohin si të huaj e nuk do të të lejojnë t`i afrohesh më

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat