A është varësia seksuale sëmundje mendore, ja ç'mendojnë ekspertët

Life style

A është varësia seksuale sëmundje mendore, ja ç'mendojnë ekspertët

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 23:30
Ilustrim

Për herë të parë, sjellja kompulsive seksuale – quajtur ndryshe varësia ndaj seksit – është klasifikuar në listën ndërkombëtare të sëmundjeve nga Organizata Botërore e Shëndetësisë si një çrregullim i shëndetit mendor.

E përditësuar në qershor të vitit 2018, lista (e quajtur ICD-11) është një dokument i rëndësishëm që mjekët dhe shkencëtarët në të gjithë botën e përdorin për të identifikuar dhe studiuar problemet shëndetësore dhe shkaqet e vdekjes.

Ky çrregullim seksual përshkruhet në listë si pamundësi për të kontrolluar impulset seksuale intensive dhe të përsëritura që çojnë në sjellje seksuale të përsëritura. Çrregullimi nuk ka lidhje me sa partnerë seksual ka një person apo sa shpesh kryejnë marrëdhënie seksuale, por kur sjelljet seksuale të dikujt bëhen fokusi kryesor në jetën e atij personi, aq sa mund të lënë pas dore shëndetin, kujdesin personal apo interesa të tjera, aktivitete dhe përgjegjësi.

Ky çrregullim seksual mund të ndikojë në punë apo shkollë, si dhe mund të dëmtojë marrëdhëniet në çift. Sidoqoftë, ka nga ata ekspertë që thonë se provat empirike nuk janë të mjaftueshme për ta klasifikuar varësinë nga seksi si çrregullim mendor.

Ashtu si edhe në rastin e varësisë nga lojërat elektronike, një tjetër hyrje e re në listë, çrregullimi seksual duhet të zgjasë për më shumë se gjashtë muaj në mënyrë që të diagnostikohet si i tillë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat