Rregulla të thjeshta për një kuzhinë të rregullt

Life style

Rregulla të thjeshta për një kuzhinë të rregullt

Më: 16 korrik 2018 Në ora: 11:43
Ilustrim

Sistemimi i sendeve në kuzhinë është i nevojshëm jo vetëm për një mjedis më të bukur e të rregullt, por edhe për të lehtësuar procesin e gatimit.

“Stacionet” e kuzhinës:  Grupimi i objekteve në kuzhinë sipas përdorimit të tyre ndihmojnë në gjetjen e tyre dhe realizimin e punëve me sukses e lehtesi. Ndarja në stacione të veçanta të pajisjeve për pastrimin, ruajtjen, parapërgatitjen, gatimin, vendosjen e ushqimit ju ndihmon të bëni sa më pak lëvizje të panevojshme.

Kështu takëmet dhe enët duhet të jenë pranë lavamanit; erëzat dhe pajisjet e gatimit, si tenxherja apo tigani etj., duhet të jenë pranë sobës e kështu me radhë.

Vendosini larg gjërat që i përdorni rrallë, si ndonjë komplet pjatash të shtrenjta apo gota vere, që i përdorni me raste festash.

Magazinimi: Artikujt në kuzhinë mund të sistemohen sipas madhësisë dhe ngjyrave, si dhe sipas shpeshmërisë së përdorimit. Kjo do ta bëjë kuzhinën një vend më të këndshëm.

Të bukura dhe të dobishme: Nëse kutitë që përdorni për të ruajtur miellin është e vështirë t’i hapni, kjo nuk është diçka e dobishme. Para se të blini diçka, provojeni në dyqan dhe merreni parasysh, se si do ta përdorni.  Përpiquni që të jenë të tilla, që të mund t’i përdorni sa më lehtësisht.

Shikoni se çfarë keni dhe çfarë ju mungon. Me një shikim të shpejtë në frigorifer, mund të themi çfarë kemi dhe çfarë na mungon. Mund të shohim, nëse kemi gjalp ose qumësht, apo kemi pak perime. Janë disa gjëra, që nuk duhet të mungojnë kurrë në kuzhinë dhe duke i vendosur gjithmonë në të njëjtin vend, e keni më të lehtë të kontrolloni.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat