Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Life style

Punët e shtëpisë i bëjnë burrat më të lumtur

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 06:53
Ilustrim

Një studim i ri i kryer nga Universiteti Cambridge  ka konstatuar se burrat në të vërtetë bëhen më të lumtur nëse kryejnë punë shtëpie.

Grindjet familjare në këtë mënyrë pakësohen dhe niveli i përgjithshëm i lumturisë në shtëpi përmirësohet, kur burrat angazhohen më shumë në kujdesin e shtëpisë, shkruan në studim.

Bashkëshortët dhe të dashurit ndihen fajtorë kur nuk e kryejnë pjesën e tyre të punëve në shtëpi, tregon studimi financuar nga tatimpaguesit rreth dallimeve midis burrave dhe grave. Në studim megjithatë thuhet po ashtu se burrat preferojnë një jetë të qetë me punë shtëpie, krahasuar me një jetë të zhurmshme dhe me shkëputje nga pjesa tjetër.

Ekipi i akademikëve ka bërë të ditur se ata kishin pritur të gjejnë përkeqësim të grindjeve familjare dhe rënie të mirëqenies së burrave, kur ata të kryejnë më shumë punë shtëpie. Megjithatë, ata kanë raportuar se ndodh pikërisht e kundërta.

“Arsyeja mund të jetë për shkak se gjithnjë e më shumë burra përkrahin barazinë gjinore dhe për këtë arsye nuk ndihen rehat kur gratë merren me të gjitha punët e shtëpisë. Po ashtu, gratë janë duke u bërë gjithnjë e më shumë këmbëngulëse në shfaqjen e pakënaqësisë rreth mospunës së partnerëve të tyre”, shkruan në studim.

Rezultatet bien në kundërshtim me grupin e madh të hulumtimeve që sugjerojnë se me gjithë avancimin e grave në punë dhe karrierë, burrat vazhdojnë që pjesën më të madhe të punëve të shtëpisë t’ua lënë partnereve të tyre.

Studimi më i ri nga profesoresha në Universitetin e Cambridges, Jacqueline Scott, si dhe një ekip akademikësh, e ka bazuar pohimin e vet në rezultatet e “European Social Study”, një sondazh i financuar nga Brukseli që përfshin 30.000 veta në 34 shtete. Ata janë pyetur se sa kohë kalojnë për zierje, larje, pastrim, blerje dhe mirëmbajtje të shtëpisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat