Arsyet se pse femrat nuk i duan “djemtë e mamit” - Bota Sot
Arsyet se pse femrat nuk i duan “djemtë e mamit”

Life style

E diel, 19 gusht 2018

Arsyet se pse femrat nuk i duan “djemtë e mamit”

Më: 15 korrik 2018 Në ora: 06:48
Ilustrim

Disa meshkuj, edhe pse janë të rritur, ende janë të varur nga prindët e tyre, e sidomos nga nëna. Te ata, fjalia e preferuar është “po e dashur”, çka femrat mund t’i irritojë pa masë. Ja edhe disa arsye tjera se pse femrat nuk i duan këta lloje të meshkujve.

Për gjithçka pajtohen me gratë

Djemtë e tillë dakordohen me pikëpamjet e partnerit çdoherë dhe shumë rallë thonë atë se çfarë e mendojnë. E pra, për këtë arsye një ditë ju plas filmi dhe thonë edhe atë që duhet edhe atë që s’duhet.

Ju mungon vetëbesimi

Djemtë e tillë disi nga vet natyra nuk kanë mjaftueshëm vetëbesim, kështu që nuk ju pengon nëse dikush tallet me ata dhe i udhëheq ata.

Janë të pasigurtë

Ajo që paraqitet në fillim të lidhjes si kujdes i veçantë nga ana e partnerit, më vonë zëvendësohet me mundim, për shkak të pasigurisë. Ato besojnë se rrezikohen nga çdo mashkull i cili flet me të dashurën e tyre.

I bezdisshëm

Djemtë e tillë rallë bëhen interesant sepse kanë frikë që mos tejkalojnë kufirin dhe të bëhen një çikë më të paftyrë. Kjo veti i bën ata më të mirë për shoqërinë dhe gjithmonë gjejnë këshilla për shokët, por jo edhe aq të mirë për partnerët, për shkak se kjo i bën të parashikueshëm dhe të bezdisshëm.

Nuk janë alfa meshkuj

Shumë vajza duan të argëtohen me njerëz të cilët mbajnë gjithçka nën kontroll dhe mendimet e të cilëve janë të pranueshme. Një mashkull mendimi i të cilit nuk respektohet nga miqtë, lirisht mund ta fus veten në këtë lloj.

Lehtë mund t’i manipulosh

Djemtë e tillë janë objektiv i përshtatshëm për manipulim, sepse vetë e lejojnë një gjë të tillë. Ky fakt nuk kalon aq lehtë tek femrat të cilat dëshirojnë një mashkull të mençur dhe me plot vetëbesim.

U shmangen konflikteve

Për ta mbrojtur femrën nga situata të ndryshme, djemtë e tillë shpesh përdorin fjali të bukura që nuk shkaktojnë fyerje, në këtë mënyrë ata shpesh edhe nuk e mbrojnë.

Shpresojnë për ndonjë mrekulli

Djemtë e tillë gjithmonë shpresojnë për një jetë më të mirë( të fitojnë më shumë ose për të gjetur ndonjë punë më të mirë), por shumë rallë angazhohen dhe mundohen të ndryshojnë diçka.

Nuk duan të ofendojnë askend

Askush nuk i sheh seriozisht, sepse ata asnjëher nuk duan të ofendojnë dikënd. Kjo i irriton femrat.

Nuk janë lidera

Djemtë e tillë shpesh mund ti hasim në rreshtat e mëposhtëm. Ndoshta duan të bëhen lidera, mirëpo nuk sillen si të tillë.

Janë të frikësuar

Arsye tjetër pse djemtë e tillë rrallë gjejnë partnerë, është frika nga personalitete më të forta. Nëse ndonjë alfa mashkull fillon të flirtoj më femrën e tyre, rrall ndodh që ky i fundit t’i rezistoj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test