Pas bisedës online, burri lë takim erotik në hotel, i ikën mendja kur gjen në dhomë…

Life style

Pas bisedës online, burri lë takim erotik në hotel, i ikën mendja kur gjen në dhomë…

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 16:38
Ilustrim

I shkon si mos më keq takimi në hotel, pasi ra dakord me një grua me të cilën bisedonte në chat. Ngjarja ka ndodhur në Itali dhe burri jo vetëm që u zbulua, por gruaja e përzuri nga shtëpia, duke i hedhur të gjitha rrobat jashtë dhe çështja përfundoi në derën e avokatit.

Burri ishte frekuentues i rregullt në një chat specifik për takime erotike. Kur shkon në hotel i iku mendja, pasi përballë i doli kunata, motra e gruas.

Ai tentoi të qetësonte kunatën e t’i kërkonte të mos i thoshte gjë gruas, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

Ajo vrapoi tek e motra dhe i tregoi gjithçka, e kjo e fundit nuk humbi kohë të merrte vendimin e fundit, e nxori nga shtëpia burrin dhe iu drejtua avokatit për ndarje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat