Kujdes! Ja pse nuk duhet të dashuroheni në verë

Life style

Kujdes! Ja pse nuk duhet të dashuroheni në verë

Më: 13 korrik 2018 Në ora: 07:20
Foto ilustrim

Megjithatë, duhet të dini se këto ndjesi të mrekullueshme do të zhduken me ardhjen e të ftohtit dhe kohës së zymtë dhe ndoshta dashuria jote verore mund të mbarojë. Një ndër gabimet më të mëdha që bëjmë në këto romanca, është të idealizojmë së tepërmi personin tjetër.

Rutina gjatë vitit është mjaft e ndryshme nga ajo që marrim në kohë pushimesh dhe rezulton të jetë shumë e lehtë që të rrëmbehesh nga ndjenjat e të gjesh kohë për të krijuar lidhje të re, apo për të njohur më shumë një person, që në të vërtetë për shkak të kohës, nuk mund të ndodhë ta njohësh në pjesën tjetër të vitit.

Është e qartë se kur kapemi pas një personi që na zgjon emocione, humbasim arsyen dhe nuk gjykojmë dot në mënyrë objektive. Dhe këtu, arrijmë të mendojmë se personi me të cilin duam të shoqërohemi është më i miri, por kur të vijë vjeshta, apo dimri nuk do të kemi të njejtën ndjesi.

Por, kujdes! Kjo nuk do të thotë se dashuria jote e verës nuk mund të transformohet në një lidhje që zgjat, por do të ishte një ide e mirë që ta kishe parasysh që nga fillimi, se me kalimin e kohës më pas do të përfundosh i lënduar. Distanca është një faktor që padyshim do të ndikojë. Pasi të largoheni, të vazhdoni jetën e përditshme, do të ndikojnë shumë faktorë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat