Si të zgjedhni veshjen më seksi për sezonën verore

Life style

Si të zgjedhni veshjen më seksi për sezonën verore

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 07:29
Ilustrim

Sezoni i diellit, fustanet verore, minifustanet dhe pantallonat shumë shpejt do t’ju kthehen, që do të thotë që këmbët damave do t’u jenë të ekspozuara shikimeve gjithë ditën.

Mu për kohën e verës shumica e femrave kanë dëshiruar të kenë këmbë të gjata dhe të holla, pra kjo ëndërr mund të realizohet në çast!

Në të vërtetë, femrat e popullarizuara kanë zbuluar se si të krijojnë iluzionin e këmbëve të gjata, ndërkaq juve asgjë nuk ju pengon që ta bëni të njëjtën gjë!

1. Rrobat me bel të lartë

Rrobat me bel të lartë zgjasin vizualisht më së miri këmbët.

2. E zeza është ngjyra juaj

Nëse vendosni për pantallona të zeza me bel të lartë, përnjëherë do të dukeni më të gjata dhe më të dobësuara.

3. Pantallona të shkurtra dhe funde të shkurtra

Kjo nuk do të thotë që duhet patjetër të bartni fustane mini, mirëpo kur të vendosni të vishni fundin, le të jetë ai i shkurtër në mënyrë që të krijohet iluzioni i këmbëve të gjata.

4. Këpucët me majë

Ky është edhe një truk i cili në çast do të krijojë iluzionin e këmbëve të gjata. Mund të vishni edhe me pantallona edhe me fustane.

5. Taka të larta

Nëse nuk keni probleme me ecjen në këpucë me taka të larta, vishni ato sa më shpesh. Pos që do të jeni joshëse, këmbët tuaja, por edhe i gjithë trupi, do të duken më të gjata dhe më të dobëta!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat