Si të mos lejoni që xhelozia t’ua prishë lidhjen? - Bota Sot
Si të mos lejoni që xhelozia t’ua prishë lidhjen?

Life style

E hënë, 24 shtator 2018

Si të mos lejoni që xhelozia t’ua prishë lidhjen?

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 06:31
ilustrim

Xhelozia është një ndjenjë e fuqishme dhe e komplikuar të cilën të gjithë njerëzit e përjetojnë në një apo në një formë tjetër. Kur ajo është në suaza të  normales, atëherë nuk mund ta prishë një lidhje, por problemet lindin kur xhelozia kalon të gjitha kufijtë e normales.

Si të zbuloni se a është partneri juaj tepër xheloz?

Partnerin xheloz mund ta dalloni sipas mendimeve të tij/saj dhe sipas veprimeve, si dhe sipas mënyrës se si i shpreh emocionet ndaj jush. Partneri juaj i tejkalon kufijtë e normales në qoftë se:

•    Vazhdimisht ju paraqitet në telefon për t’ju pyetur se ku jeni, me kë dhe çka bëni,
•    Shqetësohet çdoherë kur kaloni kohë më të gjatë me shoqëri, motrën, nënën etj.
•    Pa ndonjë arsye ndjen urrejtje ndaj shokëve/shoqeve tuaja të gjinisë së kundërt,
•    Mundohet t’ju izolojë nga shoqëria juaj, duke ju bërë presion në këtë aspekt,
•    Ua kontrollon telefonin,
•    Pas secilës bisedë telefonike ju pyet për çdo gjë në detaje,
•    Ua kërkon fjalëkalimin e profileve tuaja në rrjetet sociale që të mund  t’ua lexojë porositë personale,
•    Vazhdimisht i pyet shokët/shoqet tuaja me qëllim që t’i vërtetojë informatat të cilat ua keni dhënë – ku keni qenë, me kë, për sa kohë etj,
•    Çdo kontakt i juaji me sy me ndonjë person të gjinisë së kundërt e konsideron si flirt,
•    Ua ndalon të vendoni grim që të mos tërhiqni vëmendje

Një lidhje me partner xheloz mund t’ju lodhë emocionalisht dhe herët a vonë do të lodheni tej mase nga shpjegimet konstante. 

Në qoftë se nuk mund të arrini një marrëveshje të përbashkët në lidhje me uljen e xhelozisë së tij, atëherë ndoshta është më mirë që ta ndërpreni atë lidhje dhe të vazhdoni më tutje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test