Çiftet që shpenzojnë shumë para për dasmë janë më të rrezikuar nga divorci

Life style

Çiftet që shpenzojnë shumë para për dasmë janë më të rrezikuar nga divorci

Më: 10 korrik 2018 Në ora: 06:30
Ilustrim

Planifikimi i dasmës së ëndrrave mund të jetë gjë e kushtueshme, por lajmi i mirë është se aq më e lirë që është dasma, aq më shumë zgjatë martesa.

Ndonëse revistat e nusërisë dhe kompanitë e aksesorëve vazhdojnë ta forcojnë idenë se dasmat duhet të jenë si në përralla, në anën tjetër hulumtuesit konstatojnë se e kundërta e kësaj është esenciale për qëndrueshmërinë e martesës.

Për të ardhur në këtë konstatim, hulumtuesit kanë anketuar 3,000 persona të martuar, dhe kanë zbuluar se ka disa karakteristika të caktuara që e rrisin shansin për t’u shkurorëzuar, transmeton Telegrafi.

Sipas studimit, paratë që çifti i shpenzon në unazën e fejesës dhe në dasmë janë të ndërlidhura ngushtë me jetëgjatësinë martesore.

Hulumtuesit thonë se aq më shumë që shpenzon çifti në unaza, aq më të mëdha janë shanset për t’u ndarë – e posaçërisht kur unaza kushton mbi 1,900 euro.

E njëjta gjë është e vërtetë edhe për çmimin e ceremonisë martesore – aq më shumë që shpenzohet për dasmë, aq më të mëdha janë rreziqet për t’u ndarë çifti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat