Lëkurë e thatë dhe e plasaritur? Ja përbërësit natyralë dhe maskat në kushte shtëpie që do të hidratojnë fytyrën më mirë se kremrat - Bota Sot
Lëkurë e thatë dhe e plasaritur? Ja përbërësit natyralë dhe maskat në kushte shtëpie që do të hidratojnë fytyrën më mirë se kremrat

Life style

E hënë, 24 shtator 2018

Lëkurë e thatë dhe e plasaritur? Ja përbërësit natyralë dhe maskat në kushte shtëpie që do të hidratojnë fytyrën më mirë se kremrat

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 23:38
Ilustrim

Zinku, vitamina E dhe ajo C janë “ushqimi” i lëkurës ! Nëse ne do i japim kësaj të fundit këto lëndë ushqyese ajo do të na “falenderojë” duke shkëlyqr e reëzëllyer! Shpesh shohim produktet kozmetike si zgjidhjen e shqetësimeve të ndryshme të lëkurës, pa menduar se duhen ditur si fillim rrënjët e problemit, që të kurohet saktë ! Jo rrallë herë, ndodh që problemi real të lidhet thjesht me mungesën e mineralit dhe vitaminave që përmendëm më sipër ! Pra nuk keni pse të kaloni tek produktet e shtrenjta, kur zgjishja është edhe më e thjeshtë dhe ekonomike. 

Duhet të konsumoni më shumë ushqime të pasura me vitaminën E. Kjo lëndë ushqyese është e rëndësishme për mbajtjen e hidratuar të qelizave të lëkurës, duke minimizuar kështu shfaqjen e rrudhave në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit. Vetitë antioksiduese të vitaminës E ndihmojnë gjithashtu në neutralizimin e radikaleve të lira, molekula këto që përshpejtojnë procesin e plakjes

Më poshtë do të lexoni gjithashtu disa përbërës natyralë dhe maska që do të hidratojnë lëkurën tuaj në nivel qelizor !
1.Kamomili është një anti-inflamator natyral. Top 10 Home Remedies rekomandon aplikimin e kompresave të ftohta. Në një tenxhere hidhni 3gota ujë dhe në të shtoni 3 deri në 6 bustina çaji kamomil. Ziejeni për 10 minuta dhe pasi ta hiqni nga zjarri lëreni të ftohet. Lagni një copë në këtë tenxhere me ujë dhe vendoseni në fytyrë për 15 minuta. 
2. Tërshëra është një tjetër anti-inflamator që ka vetinë të qetësojë lëkurën. Përizieni 1/2 filxhan tërshërë me 1/4 filxhan ujë për të bërë një paste. Vendoseni masën e përftuar në fytyrë për 20 minuta dhe më pas shpëlajeni me ujë të vakët. 
3. Kastravec. Ju mund të bëni një maskë qetësuese nga 1 kastravecë të qëruar dhe 1 të bardhë veze. Lyejeni fytyrën me këtë maskë për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni. 
4. Aloe vera është gjithashtu një hidratant i shkëlqyer i lëkurës dhe aplikimi i një përbërësi të vetëm do t’ju ndihmojë të keni lekure me te bukur dhe te paster.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test