Studiuesit zbulojnë se vera e kuqe është alkooli që shkakton më shumë probleme me fytyrën

Life style

Studiuesit zbulojnë se vera e kuqe është alkooli që shkakton më shumë probleme me fytyrën

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 23:36
Ilustrim

Është thënë shumë herë që alkooli, në përgjithësi, nuk sjell asnjë të mirë, sidomos kur teprohet me sasinë e konsumit. Mirëpo, specifikisht, vera e kuqe, kur vjen fjala për lëkurën e fytyrës, shkakton probleme edhe më të shumta nga ato që janë përmendur deri sot. 

Ka patur studime të shumta në përpjekje për të zbuluar përfitimet shëndetësore të verës së kuqe, por realisht, pirja pa sasi të m­ëdha mund të rrisë edhe rrezikun e s­ëmundjeve mendore dhe të shkaktojë inflamacion – gjë që mund të rrisë rrezikun e kancerit, depresionit dhe sëmundjeve të zemrës.
Vera e kuqe mund të jetë pija më e keqe për lëkurën sipas mjekes naturopatike, Dr Isabel Sharkar.

Duke folur për Popsugar, Dr Sharkar zbuloi se lëngu i rrushit i fermentuar pa filtër mund të ndikojë negativisht në lëkurën tuaj, veçanërisht nëse keni një gjendje të tillë si rosacea.
“Sheqeri në verën e kuqe është pjesërisht fajtor. Mbingarkon mëlçinë dhe, si rezultat e dërgon atë si sheqer të papërpunuar në gjak ose e kthen direkt në dhjamë shumë të vështirë për t’u djegur. ”- thotë Dr Menolascino . 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat