“Mania e të dashurit më shtyu të bëja seks me dikë, por tani nuk dal dot nga situata”

Life style

“Mania e të dashurit më shtyu të bëja seks me dikë, por tani nuk dal dot nga situata”

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 15:04
Ilustrim

Një vajzë e re i ka rrëfyer psikologes së “The Sun” se ka një lidhje që nuk e bën të ndihet aspak mirë. Ajo tregon se i dashuri i saj është shumë xheloz, posesiv dhe nuk e lejon atë të takojë as miqtë e saj apo të ruaj kontakte me ta.

Por duket se kjo gjendje e bëri vajzën ta tradhtojë atë me mikun e saj më të ngushtë.

Ja çfarë tregon ajo…

Letra e vajzës

“E dashur psikologe Deiddre, unë kam nevojë për një këshillë nga ju sepse ndihem sikur kam ngecur dhe nuk dal dot nga situata.

Unë jam 21 vjeçe dhe jam e lidhur me një djalë 23 vjeç. Në fillim çdo gjë dukej shumë bukur, por më pas kuptova se sa shumë xheloz ishte ai dhe se më kontrollonte jetën për çdo gjë.

Ai nuk më lejon të takoj asnjë nga shokët apo shoqet e mija, vetëm familjarë të afërt. Edhe në Facebook më ka detyruar t’i fshijë të gjithë ata që nuk janë pjesë e familjes sime.

Para disa javësh ai u largua nga shtëpia sepse i duhej të shkonte në një qytet tjetër për 15 ditë.

Sapo iku, unë i thash se doja të shkoja tek kushërira ime që ishte në një tjetër qytet sepse nuk doja të rrija vetëm. I pëlqeu ideja dhe më la.

Por në fakt unë nuk shkova për kushërirën por të takuar shokun tim të ngushtë.

Pasi dolëm dhe pimë disa gota, unë u ndjeva keq dhe ai më shoqëroi për në hotel. Më pas u shtrimë të përqafuar dhe unë e falënderova që më qëndroi pranë.

Ai më tha se ishte aty për mua dhe se do të bënte çdo gjë për të më ndihmuar.

Ashtu si pa kuptuar ai më puthi dhe më pas përfunduam duke bërë seks. Ajo natë ka qenë më e bukura për mua dhe kuptova se sa shumë e doja dhe se jeta me të dashurin tim më kishte ardhur në majë të hundës.

Shoku im më tha që edhe ia më donte dhe se do që të jemi bashkë, por unë kam frikë se si do të reagojë i dashuri im kur t’i them se dua të ndahem. Ju lutem më thoni se si duhet të veproj”.

Përgjigjja e psikologes

“E para gjë që duhet të bësh pa e menduar dy herë është të ndahesh prej tij.

Nuk është nevoja t’i thuash se do dikë tjetër, por se nuk dëshiron më të jesh me të pasi nuk je e lumtur”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat