Poston video në Instagram duke vallëzuar, iraniania arrestohet se ka thyer normat e moralit

Life style

Poston video në Instagram duke vallëzuar, iraniania arrestohet se ka thyer normat e moralit

Më: 9 korrik 2018 Në ora: 10:56
Pamje nga video

Një adoleshente iraniane është arrestuar pasi ka postuar në video të sajën në rrjetët sociale, duke vallëzuar pa veshur hixhabin.

Maedeh Hojabri, 18 vjeçe, ka më shumë se 51 mijë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram ku ajo poston klipe të saja duke kërcyer me muzikën iraniane dhe perëndimore.

Të premtën, televizioni shtetëror iranian transmetoi një video në të cilën Hojabri  thuhet se ka pranuar se ka thyer “normat morale”, duke këmbëngulur se nuk ishte ky qëllimi i saj dhe se ajo po përpiqej të përfitonte më shumë ndjekës në llogarinë e saj në Instagram.

Nuk dihet nëse deklarata e saj publike e pranimit është bërë nën presion.

Shabooneh, një uebsajt lokal i lajmeve, tha se Hojabri dhe tre persona të tjera u arrestuan me akuza të ngjashme javët e fundit para se të liroheshin me kusht.

Hojabri kishte postuar rreth 300 video në llogarinë e saj, shumë prej të cilave tregonin vallëzimin e saj në stilin iranian ashtu edhe atë perëndimor pa veshur hixhabin, i cili është i detyrueshëm në këtë shtet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat