Për çfarë shërben toniku për fytyrë?

Life style

Për çfarë shërben toniku për fytyrë?

Më: 7 korrik 2018 Në ora: 14:41
Ilustrim

Këtë produkt zakonisht femrat e konsiderojnë si hap të parëndësishëm gjatë përgatitjes për kujdesin e lëkurës dhe e anashkalojnë gjatë ritualeve të përditshme të bukurisë.

Përtëritësi i lëkurës nuk shërben për largimin e makijazhit dhe papastërtisë së fytyrës, këtë funksion në radhë të parë e kanë xhelet dhe shkumat për pastrim, qumështi dhe ujërat përkatës për pastrimin e fytyrës.

Toniku për fytyrë është tretje ujore që vendoset në fytyrë për disa arsye:

Për njomjen e lëkurës, e bën më të butë dhe e pengon tharjen, sidomos gjatë muajve të dimrit (për shkak të tharjes së ajrit nëpër ambiente ku ka nxehje) dhe muajve të verës (për shkak të klimatizimit);

Largon luspat që mbesin edhe pas larjes së fytyrës (të cilat mund ta thajnë lëkurën) dhe kthen aciditetin natyror të lëkurës;

Largon mbetjet e qumështit për pastrimin e fytyrës (dhe makijazhit);

Ka efekt antibakteror dhe antiinflamator në lëkurën e prirë për irritime, inflamacione dhe alergji;

Paraqet bazë të njomë, e cila vendoset para vënies së kremit, serumit dhe preparateve tjera për hidratimin e lëkurës.

Si ta vendosni përtëritësin në fytyrë

Pasi të keni vendosur xhelin (ose shkumën) për larje ose qumështin për pastrimin e lëkurës dhe makijazhit, tonikun e qitni me anë të spërkatësit, ndërsa pastaj e leni të thahet pa e fërkuar ose fshirë. Këtu qëndron sekreti edhe i ujërave termalë të cilët vendosen në fytyrë për të qetësuar irritimin. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat