Ja me çfarë t`i pastroni atletet! S`jua merrte mendja kurrë!

Life style

Ja me çfarë t`i pastroni atletet! S`jua merrte mendja kurrë!

Më: 6 korrik 2018 Në ora: 19:50
Ilustrim

Me shkumë rroje!! E pabesueshme apo jo? Jo pra, sepse ata që e kanë provuar vënë dorën në zjarr që funksionon, shkruan Bordo.al. 

Për atlete të bardha si bora mjafton pak shkumë rroje, një tas, një furcë dhëmbësh e vjetër dhe nje leckë e pastër. Hiqni fillimisht lidhëset e lajini me sapun. Pastaj merrni shkumën e rrojes nga tasi ku e kishit hedhur dhe lyejini atletet me të. Lërini ashtu për gjysëm ore.

Me të kaluar kjo kohë, merrnin furcën e fërkojini atletet me kujdes. Pastaj lageni me ujë dhe fshijini ngadalë. Lërini të thahen pak dhe, voila! Më pastër se kaq, nuk bëhet!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat