Ushqimet, aleatët më të mirë për nxirje perfekte të lëkurës

Life style

Ushqimet, aleatët më të mirë për nxirje perfekte të lëkurës

Më: 5 korrik 2018 Në ora: 22:36
Foto ilustrim

Stina e verës krijon mundësinë që pas muajve të dimrit, më në fund të lirohemi nga veshjet e rënda dhe nga ndonjë gram më shumë.

I ftohti kërkon një ushqyerje më të pasur me yndyrna, që duhen hequr gjatë sezonit të nxehtë.

Por, vera nuk sjell vetëm një fizik më elegant, por dhe një ngjyrë të shëndetshme të lëkurës, që krahas plazhit mund të merret edhe nga ushqimet e duhura që ju bëjn të ndiheni edhe më mirë.

Sallatat janë protagoniste të stinës. E lehtë për t’u përgatitur dhe për t’u konsumuar kudo, përfshi dhe plazhin. Për një nxirje perfekte dhe uniforme mos harroni karrotat, selinonë, radhiqet dhe për të shtuar proteinat,  një vezë, fruta të thata apo karkalecë deti. Patjetër edhe vaj ulliri dhe lëng limoni.

Edhe sallata e frutave është e mrekullueshme plot me ngjyra dhe shije. Për një nxirje perfekte të lëkurës mjafton ta përdorni si një zëvendësues vakti. Zgjedhja më e mirë është ajo me fruta të pasura me vitamina dhe betakaroten që stimulojnë melaninën. Pra, kajsi, pjeshkë, pjepër dhe banane që është e pasur me kalium. E vetmja këshillë është të mos shtojmë as sheqer dhe as lëng portokalli, pasi rrisin numrin e kalorive.

Dhe e fundit, por jo më pak e rëndësishme, shalqiri. Fruti simbol i verës, dhe një nga aleatët më të mirë për nxirjen e lëkurës. Një mrekullibërës për të luftuar të nxehtin dhe lodhjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat