4 momentet e sikletshme gjatë seksit që është më mirë t'i harroni sa hapni e mbyllni sytë

Life style

4 momentet e sikletshme gjatë seksit që është më mirë t'i harroni sa hapni e mbyllni sytë

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 22:51
Ilustrim

Dihet që seksi është zbavitës dhe i paparashikueshëm, si për shembull në momentin që po përjetoni kulmin e kënaqësisë, përjetoni edhe incidentin apo turpin e radhës. Meqë femrat e kanë merak hijeshinë dhe koketerinë, kur vjen momenti që të përballen me këto gjëra futen në panik, fillojnë të qajnë, ose fillojnë të vishen shpejt e shpejt dhe ia mbathin vrapit të turpëruara në drejtim të panjohur, por sigurisht, larg “përbindëshit” që i ka shkaktuar gjithë këto të këqija. 

1. Dëmtime të vogla: Fillojmë me aksidentet më të lehta dhe më të thjeshta, që janë dëmtimet e vogla. Nga njëra anë, koka që godet me forcë murin, pikërisht në momentin kur partneri është duke u dhënë me mish e me shpirt pas seksit, nga ana tjetër, një rrëzim në momentin kur je duke u hedhur si panterë dhe për fat të keq, gjendesh si yll deti poshtë krevatit, flokët e kapur diku nën një bërryl (po pate vënë zgjatime, e pësove!). Të gjitha këto mjaftojnë të të shkaktojnë të nxira, ndonjë krisje brinje ose ndonjë ënjtje. Kërkojmë falje, por ka edhe më keq!

2. Periodat: Duhen edhe tre ditë të të vijnë periodat, gjë që do të thotë se mund ta shijosh ende seksin. Por, nuk i ke bërë mirë  llogaritë dhe, ja ku shfaqen ngadalë-ngadalë njollat e para të gjakut. Situata bëhet akoma e më dramatike nëse gjatë tërë kësaj kohe ishit në errësirë.Mos u trondit, ndërro çarçafët, bëni edhe një banjo dhe gjithçka në rregull. Nëse partneri vazhdon të jetë i shokuar…do t’i kalojë.

3.Tinguj: Gazra dhe tinguj do të dëgjohen gjithmonë gjatë seksit, kuptoje dhe pranoje. Kjo çështje ka të bëjë me ligjet e natyrës. E vetmja gjë që mund të bësh është të buzëqeshësh dhe thjesht, të kërkosh falje. E vëmë me bast se ai nuk e ka fare problem! Më kot e torturon veten me këto mendime.

4.Mungesë nishani: Në rregull, kjo mund të duket shumë qesharake, por mirë apo keq ka ndodhur shumë herë dhe sigurisht, me pasoja jo fort të këndshme. Nëse nuk e ke kuptuar ende, flasim për momentin e ejakulimit, kur partneri është duke shpërndarë “produktin” e vet në të gjitha drejtimet e mundshme. E keqja është se kur themi në të gjitha drejtimet, e kemi fjalën për të gjitha drejtimet, edhe në fytyrën tënde. Në këtë rast, të lutemi të mos fillosh të bërtiturat dhe sharjet, nuk e ka fajin ai i shkreti. Thjesht do të ishte mirë të bëje një bisedë me të rreth temës së…nishanit. Nëse nuk mund të frenojë lëngjet e trupit të tij, si mund ta frenojë dëshirën?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat