Paranoja e meshkujve i çon femrat drejt tradhtisë

Life style

Paranoja e meshkujve i çon femrat drejt tradhtisë

Më: 2 korrik 2018 Në ora: 19:12
Ilustrim

Meshkujt që përpiqen të mbajnë gratë nën kontroll, nxisin ato që të gjejnë një emocion tepër të fortë dhe bindës, pas të cilit do ishin të gatshme ta paguanin me “çdo gjë”.

Një nga ironitë më të mëdha të kësaj dinamike është fakti se këta meshkuj, të cilët janë paranojakë ndaj grave të tyre duke i mbajtur nën kontroll i çojnë ato drejt mërzitjes dhe dëshirës për të shpërthyer në aventura, gjë që në më të shumtën e rasteve çon drejt tradhtisë me qëllim që të plotësojnë impulset e tyre seksuale.

Shumë gra shtëpiake janë të mërzitura nga kjo mënyrë jetese, prandaj Kazanova, i cili e kishte kuptuar këtë lloj dinamike, kishte sukses të menjëhershëm me këto lloj grash, të cilat në pamjen e parë të jepnin përshtypjen se nuk mund të tradhtonin.

Kështu, këta meshkuj përpiqen të krijojnë femrën perfekte, e cila nuk do të tradhtojë kurrë, por shpesh i krijojnë vet kushtet perfekte për të zgjuar dëshirën për tradhti dhe marrëdhënie jashtë martese.

Studimi i portalit amerikan iVillage, tregon se femrat e martuara mërziten shumë, çka e vërteton edhe e dhëna që madje 70 për qind e të anketuarave e dinë që më parë vendin se ku do të ndodhë seksi tjetër, ndërsa më shume se gjysma mund “të parashikojnë” edhe kohën e ditës dhe pozën me të cilën do të realizojnë marrëdhënien së bashku me të përzgjedhurin e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat