Ligji në fuqi - seksi pa pëlqim është përdhunim

Life style

Ligji në fuqi - seksi pa pëlqim është përdhunim

Më: 1 korrik 2018 Në ora: 23:24
Ilustrim

Në Suedi ka hyrë në fuqi ligji, i cili mundëson që seksi pa pëlqimin paraprak të partnerit të konsiderohet përdhunim, që do të thotë ndjekje penale.

Me këtë, Suedia u bashkua me disa vende të tjera evropiane, transmeton AP.

Më parë, në Suedi, një person mund të ndiqej për dhunim vetëm nëse kishte dëshmi ose kërcënim të dhunës.

Sipas ligjit të ri, aktiviteti seksual, i cili nuk është i paraprirë nga një marrëveshje e theksuar ose një tjetër demonstrim i qartë i pëlqimit të një partneri, mund të konsiderohet përdhunim.

Ligji nuk nënkupton pasivitet si një shenjë e pjesëmarrjes vullnetare në marrëdhëniet seksuale.

Qeveria e kryeministrit Stephen Leven propozoi një ligj të ri vitin e kaluar, pas fushatës #MeToo që ka zbuluar raste të sjelljes seksuale të papërshtatshme anembanë botës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat