A është llogaria e përbashkët bankare dëshmi e dashurisë?

Life style

A është llogaria e përbashkët bankare dëshmi e dashurisë?

Më: 24 qershor 2018 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Buqeta me trëndafila, darka me qirinj ku dëgjohen këngët tuaja të preferuara nuk janë më të rëndësishme.

Në botën e romancës asgjë nuk dëshmon dashuri se një llogari bankare e përbashkët, tregon një hulumtim të ri.

Një llogari bankare e përbashkët tregon se çiftet që jetojnë së bashku kanë një marrëdhënie të fortë dhe janë më të përkushtuar ndaj njëri-tjetrit.

Hulumtimi zbuloi se çiftet që nuk janë të martuara dhe jetojnë së bashku, kanë një llogari të përbashkët, kanë një marrëdhënie të fortë dhe të qëndrueshme. Hulumtimi u krye nga psikologët e Universitetit të Iowa, të cilët pretendojnë se çelësi i marrëdhënieve të suksesshme qëndron në faktin që çiftet menaxhojnë paratë e tyre.

Studiuesit intervistuan më shumë se 900 burra dhe gra të reja që jetonin me partnerët e tyre. Pyetjet ishin si "Sa ka gjasa që lidhja juaj të jetë afatgjate?" ose "Sa jeni të përkushtuar ndaj marrëdhënies tuaj?"

Rezultatet kanë treguar se çiftet që jetojnë së bashku, kanë një llogari të përbashkët dhe nuk kanë plane të martohen janë po aq të lumtur sa ata që jetojnë së bashku dhe planifikojnë të martohen. Megjithatë, çiftet me llogari të ndara kishin rezultate më të këqija në këtë hulumtim.

"Kur çiftet kanë një llogari të përbashkët, ato jo vetëm që përmirësojnë pronën e tyre së bashku dhe marrin vendime të përbashkëta, por krijojnë një komunitet ekonomik me identitetin "ne"”, thuhet në deklaratën e ekipit hulumtues.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat