Çfarë duhet të dini rreth shampos lejla, produktin që duhet të ketë çdo bjonde

Life style

Çfarë duhet të dini rreth shampos lejla, produktin që duhet të ketë çdo bjonde

Më: 23 qershor 2018 Në ora: 23:09
Ilustrim

Shampoja ngjyrë vjollcë është një nga produkte magjike që çdo bjonde duhet të ketë. Nëse ngjyrën e artë të flokëve nuk e keni natyrale , por të realizuar në një sallon, duhet të dini disa truke në mënyrë që flokët të mos ju dëmtohen e ngjyra të jetë po aq e bukur sa ditën e parë. Shampot dhe balsamët në ngjyrë vjollcë parandalojnë hijet e bakrit dhe të kuqes, nuanca që asnjë bjonde nuk i dëshiron.

Duke qenë se lejlaja është ngjyra e kundërt në spektrin e ngjyrave me të verdhën bën të mundur korrektimin e kesaj ngjyre duke parandaluar çdo ton tjetër.

Mund ta filloni duke e përdorur një herë në jave e pas disa javësh mund ta përdorni edhe më shpesh. Sa më i fortë pigmenti aq më i madh është efekti, ndaj zgjidhni shmapon e duhur duke u nisur nga ngjyra e flokëve. Nëse flokët i keni në ngjyrën platin, zgjidhni një shampoo me pigment te fortë lejla në blu. 
Shampon duhet ta lini në flokë të veprojë nga 3 minuta deri në 10 në varësi të nevojave! Mos u shqetësoni per pigmentin lejla, sepse nuk depërton në flokë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat