Ky truk i thjeshtë prej pesë sekondash do t’ju zbulojë pikërisht sa ju është plakur lëkura

Life style

Ky truk i thjeshtë prej pesë sekondash do t’ju zbulojë pikërisht sa ju është plakur lëkura

Më: 21 qershor 2018 Në ora: 16:28
Ilustrim

.A i përgjigjet plakja e lëkurës suaj moshës suaj të vërtetë?

Dr. Alexis Abramson thotë që ekziston testi shumë i thjeshtë me të cilin mund të verifikoni.

“Shumë lehtë mund të verifikohet elasticiteti i lëkurës – vetëm shtrëngojeni lëkurën me gishtin tregues dhe me gishtin e madh në anën e kundërt të shuplakës, mbajeni pesë sekonda. Kur ta lëshoni lëkurën numëroni sa sekonda nevojiten që lëkura të kthehet në gjendjen e mëparshme dhe të rrafshohet. Sa më pak kohë që të nevojitet, lëkura është elastike dhe të re’, thotë Abramson.

Nëse lëkura rrafshohet pas 1 deri në 2 sekondash, lëkura juaj është e re prej 30 vjetësh.

Nëse lëkura rrafshohet pas 3 deri 4 sekondash, plakja e lëkurës suaj është midis 30 dhe 44 vjetësh.

Nëse lëkura rrafshohet pas 5 deri 9 sekonda, lëkura juaj është e plakur midis 45 dhe 50 vjet.

Nëse lëkura rrafshohet pas 10 deri 15 sekonda, lëkura juaj është e vjetër 60 vjet. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat