Kjo është pyetja më e vështirë për punë në të cilën të gjithë gabojnë

Life style

Kjo është pyetja më e vështirë për punë në të cilën të gjithë gabojnë

Më: 19 qershor 2018 Në ora: 07:33
Ilustrim

Kur shkoni në intervistë për punë, punëdhënësi në një çast do t’ju pyesë, “Cila është dobësia më e madhe juaja?”.

Shumica e njerëzve thonë që nuk kanë dobësi apo disa karaktere i theksojnë si dobësi, të tipit “Dobësia ime është perfeksionizmi”.

Askush nuk do t’ju besojë, ndërkaq të gjithëve na është e qartë që të gjithë i kemi disa dobësi.

Qasja e tillë pra është krejtësisht e gabuar.

Profesori Adam Grant thotë që duhet pasur qasje krejtësisht tjetër.

“Përgjigjuni sinqerisht dhe saktë me rastin e ballafaqimit me këtë pyetje, sepse është treguar se si punëdhënësit më shumë i impresiononi me biografinë e tillë, sesa me ata të cilët shpërthejmë vetëm pozitivitet, sepse në fund të ditës, të gjithë gabojmë, deshëm ta pranojmë ne apo jo”.

Për punëdhënësit bashkëkohorë me e sigurt është që do të punësojnë kandidatët, të cilët sinqerisht i kanë pranuar dobësitë e veta, sepse për to, në rend të parë, nevojitet guxim, e të mos përmendim nivelin e caktuar të vetëdijes, që është e nevojshme për pranimin e tillë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat