Cili është kufiri i sipërm i ushqimit të foshnjës me gji?

Life style

Cili është kufiri i sipërm i ushqimit të foshnjës me gji?

Më: 17 qershor 2018 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Nëse ndiheni mirë gjatë ushqimit të fëmijës me gji, mund ta ushqeni aq sa të dëshironi, konstaton ekspertja dr. Kristin Griffin.

Megjithatë, dr. Griffin ka shfaqur rezervë dhe ka thënë që kjo mund të thotë – ushqimi me gji është i lejuar dhe i dëshirueshëm deri në ditëlindjen e parë të fëmijës, madje edhe deri në ditëlindjen e dytë.

“Sa gjatë do ta ushqeni me gji, është ekskluzivisht vendim juaji. Kjo varet nga ajo se si ndiheni, a jeni emocionalisht të gatshme. Gjithsesi, mos ia ndërprisni fëmijës ushqimin me gji përnjëherë dhe pa ndonjë arsye të domosdoshme”, thotë dr. Griffin.

Bebja e cila në gjashtë muajt e parë është e ushqyer ekskluzivisht me qumësht nëne ka fillim të shëndetshëm jetësor.

Pastaj bebja kalon në ushqim të fortë, mirëpo kjo nuk do të thotë që duhet ndërprerë ushqimin me qumësht nëne.

Me dhënien e gjirit ju i ofroni foshnjës suaj ndjenjën e sigurisë, butësisë, dashurisë, gjëra këto që formojnë një bazë të fortë për një jetë stabile psikike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat