Rregulla të arta për kujdesin e lëkurës në verë

Life style

Rregulla të arta për kujdesin e lëkurës në verë

Më: 15 qershor 2018 Në ora: 21:55
Foto ilustrim

Shumë nga problemet e lëkurës shkaktohen nga dëmtimi i rrezeve ultraviolet A dhe B. Dehidratimi i lëkurës, plakja, shfaqja e rrudhave vijnë si pasojë e ekspozimit të tepruar në diell.

Nëse nuk do të aplikoni rregullisht një krem mbrojtës (minimuni me faktor 30) atëherë ju po përshpejtoni procesin e plakjes automatikisht.

Lëkura ka nevojë për përkujdesje të veçantë sidomos gjatë muajve të verës e zona e fytyrës është ajo që konsiderohet nga dermatologët si më e ndjeshmja për shkak edhe të ekspozimit më të madh.

Më poshtë janë disa sekrete për kujdesin e lëkurës në verë:

1. Hidhni poshtë të gjitha produktet e skaduara të kujdesit për lëkurën ose ato të cilat nuk i përdorni.

2. Në mëngjes mjafton ta shpëlani me ujë lëkurën, pasi veç yndyrës së tepërt nuk keni asnjë papastërti për të larë (gjithmonë nëse e keni pastruar lëkurën në darkë).

3. Pas larjes me ujë, mos harroni të aplikoni kremin kundër diellit 30 minuta para se të dilni nga shtëpia. Pasi lëkura ta ketë përthithur, mund të aplikoni dhe grim.

4. Pastroni furçat dhe çantën tuaj të grimit pasi bakteret e grumbulluara në furçat apo sfungjerët e grimit bëhen shkaktarë të puçrrave e akneve.

5. Perdorni çdo ditë locionin pastrues të fytyrës, por sigurohuni t’i përshtatet tipit të lëkurës që keni.

6. Mbylleni ditën me vendosjen e një maske pastruese.

7. Përdorni krem antirrudhë për lëkurë të tendosur.

8. Perdorni krem hidratant dhe për trupin.

9. Mos shmangni rutinën e kujdesit të lëkurës në mbrëmje vetëm sepse keni ardhur vonë në shtëpi, apo përtoni të lani fytyrën e të aplikoni kremin.

10. Mos harroni syzet e diellit!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat