Këto 6 gjëra mos i ndani kurrë, dhe me askënd! - Bota Sot
Këto 6 gjëra mos i ndani kurrë, dhe me askënd!

Life style

E enjte, 16 gusht 2018

Këto 6 gjëra mos i ndani kurrë, dhe me askënd!

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 21:40
Ilustrim

1.Qëllimet e jetës

Të paturit qëllime në jetë është mjaft e rëndësishme. Por ti nuk duhet t’i ndash ato me të tjerët sepse ndonjëhere mund të ndryshosh mendje në bazë të rrethanave të së ardhmes. Pikësynimet tona kanë lidhje me situata të jetës sonë të përditshme dhe ndajra e këtyre qëllimeve me të tjerët mund të krijojë pritshmëri joreale ndaj teje. Kjo gjë vetëm do t’ju stresojë dhe konfuzojë.

2.Jeta personale

Nuk duhet t’i lejoh asnjëherë të huajt të përfshihen më shumë seç duhet në jetën tuaj personale.  Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur ke probleme për të cilat të tjerët nuk duhet të jenë në dijeni. Të folurit tepër për problemet e tua familjare do t’i bënte ata tepër të lidhur me jetën tuaj.

3.Problemet familjare

Familja  është një pjesë shumë e rëndësishme e gjithë jetës tuaj, por secila familje gjithashtu ka problemet e veta. Duke qëndruar së bashku me anëtarët e familjes për të zgjidhur çështjet tuaja, pa përfshirë njerëz nga jashtë, është një ide shumë më e mirë dhe më efektive. Në këtë mënyrë ju do të shmangni të gjykimin e tyre në lidhje me këtë.

4.Veprat e mira

Mirësia dhe veprat e mira janë diçka për të cilën bota ka nevojë çdo ditë. Bërja e veprave të mira nuk do të marrë shumë kohë, por do të ketë një ndikim të madh te të tjerët. Sidoqoftë, pa marrë parasysh se sa të dobishëm keni qenë,  ndarja e kësaj eksperience me të tjerët nuk është kurrë ide e mirë, sepse mund të duket sikur po mburreni dhe prisni diçka në këmbim.

5.Të mirat materiale

Duke folur për çfarë zotërimesh materiale  keni, mund t’i bëni njerëzit të ndiejnë se po mburreni. Edhe nëse nuk keni një qëllim të keq, njerëzit mund ta keqinterpretojnë atë dhe ta shohin si një mënyrë tuajën për shfuqizimin e tyre.

6.Financa

Kjo është një gjë shumë e rëndësishme që ju gjithmonë duhet të mbani për vete. Paratë janë mjaft të fuqishme për të bërë ose thyer gjëra, dhe ju kurrë nuk duhet të përfshini dikë tjetër në financat tuaja. Disa njerëz mund ta përdorin këtë informacion për të përfituar nga ju dhe të tjerët mund të kenë shpresa të paarsyeshme. Nëse keni më shumë para se sa ata, përpiquni ta ruani atë në vend që të flisni për të me të tjerët.

Është mirë të kesh dikë me të cilin të ndash mendimet dhe dëshirat e tua, megjithatë përpiquni të mos jepni shumë detaje, pa marrë parasysh se për çfarë po flisni. Nëse dëshironi të keni një jetë të shëndetshme, disa gjëra duhet të mbeten personale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test