Largimi i pleshtave nga kafshët shtëpiake me ndihmën e rozmarinës - Bota Sot
Largimi i pleshtave nga kafshët shtëpiake me ndihmën e rozmarinës

Life style

E enjte, 16 gusht 2018

Largimi i pleshtave nga kafshët shtëpiake me ndihmën e rozmarinës

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 17:30
Ilustrim

Ka më shumë se mbi 2,000 specie të pleshtave në botë dhe janë problem i madh për shumicën e kafshëve shtëpiake dhe pronarët e tyre.

Infeksionet e pleshtave mund të dalin shumë shpejt nga kontrolli për shkak të faktit që munden t’i prodhojnë mbi 50 vezë në ditë.

Pleshtat janë paraziti më i zakonshëm që ushqehet në kafshë shtëpiake dhe njerëz, ndërkaq mund të transmetojnë dhe shpërndajnë infeksione bakteriale.

Megjithatë, fatmirësisht natyra na ka mundësuar shumë mënyra natyrale përmes së cilave mund t’i largojmë pleshtat.

Ilaçi natyral me rozmarinë

Rozmarina përmban shumë përbërës të fuqishëm aktivë të cilët mund të ndihmojnë në shërimin e kafshimit nga pleshtat dhe njëkohësisht krijojnë ambient të papërshtatshëm që ata të jetojnë aty.

Kjo është arsyeja se përse përzierja e mëposhtme do t’i largojë të gjithë pleshtat nga kafsha juaj shtëpiake:

– Merrni dy gota gjethe rozmarine dhe vendosni në një tenxhere me 1 litër ujë
– Vlojeni përzierjen për 30 minuta
– Shtrydheni lëngun dhe largoni gjethet
– Lëngun e përzieni me 4.5 litra ujë të ngrohët
– Derdheni lëngun në kafshën tuaj dhe lëreni të thahet – mos e pastroni. 

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test