Dëshironi që martesa t’ju zgjatë më shumë se pesë vjet? Atëherë duhet të keni parasysh moshën kur martoheni

Life style

Dëshironi që martesa t’ju zgjatë më shumë se pesë vjet? Atëherë duhet të keni parasysh moshën kur martoheni

Më: 11 qershor 2018 Në ora: 15:11
Ilustrim

Dëshironi që martesa t’ju zgjas të paktën pesë vjet?

Shumica duan – pesë vjet mjaftojnë për të parë nëse martesa po ju shkon mirë, dhe është periudhë e mjaftueshme për t’u ndarë nëse nuk është duke funksionuar.

Nëse ndaheni para se t’i keni mbushur pesë vjet martesë, shanset janë të mëdha që njerëzit do t’ju kritikojnë që nuk e keni menduar mirë lidhjen para se të martoheshit.

Hulumtimet rreth divorcit kanë zbuluar se personat që martohen mes moshave 28-32 vjet janë më të prirë të kenë martesë të suksesshme.

Ndonëse më parë është menduar se aq më vonë që martoheni, aq më të suksesshme do ta keni lidhjen, tani hulumtimet tregojnë se çiftet që martohen në kohën e adoleshencës, ata në vitet e hershme të 20’ta dhe çiftet që martohen pas moshës 45 vjet janë më të rrezikuarit nga divorci brenda pesë vjetëve martesë.

Këto të dhëna janë publikuar nga sociologu Nick Wolfinger. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat