51 vjeçarja: Pas 27 vitesh martesë u dashurova në një burrë më të ri dhe dua të jem me të, por fëmijët dhe burri...

Life style

51 vjeçarja: Pas 27 vitesh martesë u dashurova në një burrë më të ri dhe dua të jem me të, por fëmijët dhe burri...

Nga: Bota sot Më: 11 qershor 2018 Në ora: 14:49
Ilustrim

Një grua 51 vjeçare, nënë e dy vajzave, ka rrëfyer për The Sun se pas 27 vitesh martesë është dashuruar për herë të parë, në një mashkull dy vjet më të ri se ajo, përcjell Bota sot.

Gruaja thotë se është takuar katër herë me të dhe seksi është i mahnitshëm, e që të dy janë dashuruar në njëri tjetrin, por edhe ai është i martuar dhe nuk duan t’i lëndojnë fëmijët.

Ajo rrëfen se burri i saj e ka kuptuar për tradhtinë por ka vazhduar me të, e njësoj ka vepruar edhe gruaja e të dashurit të saj, e cila e ka marrë vesh.

51 vjeçarja thotë se nuk e di çka të bëjë, pasi e do të dashurin e ri dhe dëshiron të jetojë me të.

Më poshtë mund ta lexoni rrëfimin e saj të plotë

Pas 27 vitesh martesë unë jam dashuruar për herë të parë. Unë dua që të jem plotësisht me të dashurin tim të ri, por kjo duket një ëndërr e pamundur.

Unë dhe burri im jemi 51 vjeç. Për disa vite së fundmi ai ka pasur probleme me performancën në shtrat. Seksi u bë si një detyrë dhe ne u dorëzuam. E kuptova që unë ende dua intimitet në shtrat por këto faqet online për seks nuk janë për mua.

Më pas shefi im më dërgoi në një trajnim. Aty përfshihej edhe fjetja natën dhe aty filloi të zinte vendin e vet jeta ime dashurore. Një natë shkova të pija në bar dhe aty fillova të flisja me një mashkull të mrekullueshëm. Ai është dy vite më i ri se unë dhe dukej sikur ne ishim njohur në jetën e mëparshme.

Ne bëmë seks atë natë. Ishte intensiv dhe i mrekullueshëm. Ne u përqafuam dhe u ndamë ditën tjetër. Ne jetonim larg njëri tjetrit por i shkëmbyem numrat dhe shpresuam për më të mirë. Ai më dërgoi mesazh atë ditë më vonë dhe më pas çdo ditë.

Ishte e vështirë të aranzhonim por që atëherë ne e menaxhuam që të takohemi dhe tre herë të tjera. Seksi është diçka që unë kurrë më parë nuk e kisha eksperimentuar. Çdo herë bëhet më mirë dhe ne kemi rënë në dashuri me njëri tjetrin. Gruaja e tij na zbuloi por ajo ka një jetesë të mirë dhe nuk u mërzit për këtë.

Burri im po ashtu na zbuloi por ai nuk pëlqen të bëjë zënka dhe u pajtua se mund të takohemi sërish. Unë dua ta lë burrin tim dhe të jem me njeriun që unë e dua. Jetoj duke shpresuar se burri im nuk do t’i shoh emailet që i dërgoj dashnorit tim, më pas duke shpresuar që ai ta dijë këtë.

Duket se nuk ka zgjidhje për këtë. Unë i kam dy vajza ndërsa i dashuri im ka djem. Ata nuk janë më fëmijë por janë shumë të rinj që të jenë të lënduar.

Kjo është përgjigja e psikologes për gruan:

Ti je duke luajtur me zjarrin dhe duke jetuar në ëndrra.

Ti ke dërguar shumë emaile për të dashurin tënd, por je takuar me të vetëm katër herë. A është kjo kohë e mjaftueshme ta kuptosh se ai është një dhe i vetmi për ty?

Mua më duket më shumë se ju të dy po e përdorni njëri tjetrin si atraksion për martesat e juaja të mërzitshme. Kjo nuk është e zakonshme por mbaji sytë hapur.

Çka nëse burri yt vendos se mjaft është mjaft, që nuk mund të durojë më tradhtinë tënde dhe e gjen dikë tjetër? Çka nëse i dashuri yt të bën presion që ti ta lësh shtëpinë? Sugjero që të bëni një pauze prej tre muajsh dhe t’i jepni kohën dhe vëmendjen e duhur partnerëve tuaj me të cilët jeni të martuar. Pyete burrin tënd që të shkojë tek një mjek të shohë nëse ka ndonjë problem./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat