Çka mëson bebja kur ende është në mitër?

Life style

Çka mëson bebja kur ende është në mitër?

Më: 9 qershor 2018 Në ora: 10:14
Ilustrim

Shkencëtarët kanë zbuluar se njerëzit mund të mësojnë gjëra qysh në kohën kur nuk kanë lindur ende.

Një nga to është edhe shija. Profesori Peter Hepper nga Universiteti Queen në Belfast ka kryer disa studime, nga të cilat ka mësuar se bebet e mësojnë shijen qysh kur janë në mitër.

Përveç shijes, shkencëtarët nga Finlanda kanë treguar se bebja mund t’i dëgjojë zërat edhe kur është në mitër.

Grupi i shkencëtarëve nga Finlanda ka kryer një eksperiment ku dy grupe me gra shtatzëna ose kanë dëgjuar ninulla çdo ditë ose nuk kanë dëgjuar fare.

Rezultat kanë treguar se bebet e grupit të parë kanë reaguar ndaj këngëve, përderisa bebet e grupit tjetër nuk kanë reaguar fare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat