Gjashtë arsye se përse shkenca thotë që duhet të bëni seks çdo ditë

Life style

Gjashtë arsye se përse shkenca thotë që duhet të bëni seks çdo ditë

Më: 2 qershor 2018 Në ora: 21:16
Ilustrim

Përveç se është i kënaqshëm, seksi faktikisht është shumë aktivitet i mirë për shëndetin e përgjithshëm të njeriut.

Më poshtë i keni disa arsye se përse duhet të bëni seks çdo ditë, e të cilat janë vërtetuar nga shkenca.

Seksi ju mban në top formë
Një studim i publikuar në revistën shkencore ‘PLOS one’ ka konstatuar se, te të rinjtë, seksi mund t’i djegë mesatarisht 4.2 kalori në minutë te meshkujt dhe 3.1 kalori në minutë te femrat.

Vlerësohet se nëse bëni seks dy herë në javë, ju do të digjni mijëra kalori ekstra në vit. Pra, seksi është një program stërvitor që s’bën ta lini pas!

Seksi ju bën të dukeni të ri
Nivelet e larta të streoidit natyral DHEA, ndryshe që njihet si hormoni anti-plakje, besohet se janë kyçe për t’u dukur më të ri deri në moshë të shtyrë.

Gjatë seksit, DHEA lirohet përmes trupit dhe, pas orgazmës, niveli i këtij hormoni në gjak është deri në pesëfish më i lartë sesa në sasi normale.

Seksi ju mban të shëndetshëm
Një studim i kryer në Skoci ka konstatuar se personat që bëjnë më shumë seks, posaçërisht gratë, kanë shtypje më të ulët të gjakut sesa femrat që nuk bëjnë seks.

Hulumtuesit e Universitetit Brigham Young e kanë konstatuar po të njëjtën gjë. Mbi të gjitha, një studim tjetër në Australi ka konstatuar se personat që përjetojnë orgazëm të paktën tri herë në javë kanë 50% më pak shanse për të vdekur nga sëmundjet mjekësore sesa ata që përjetojnë orgazëm vetëm një herë në muaj.

Seksi, i mahnitshëm për lëkurën
Pasi që seksi është teknikisht formë e ushtrimeve aerobike, hulumtuesit kanë konstatuar se seksi është i mahnitshëm për lëkurën.

Hulumtimet tregojnë se gjatë seksit, nivele më të larta të oksigjenit qarkullojnë në trup, gjë e cila shkakton rritjen e qarkullimit të gjakut dhe nutrientëve ë lëkurë.

20 minuta seks në mëngjes jua caktojnë atë se si do t’ju shkojë e tërë dita
Dr. Debby Herbenick ka zbuluar se të rriturit që bëjnë seks posa të zgjohen nga gjumi jo vetëm se kanë disponim më të lartë gjatë tërë ditës, por edhe përfitojnë nga një sistem më i fortë i imunitetit..

Seksi e largon dhimbjen!
As kjo gjë nuk është e shpikur – sipas Dr. Barry R. Komisaruk nga Universiteti Rutgers, orgazmat mund t’i bllokojnë dhimbjet e ndryshme. Ata kanë zbuluar se stimulimi vagjinal mund t’i bllokojë dhimbjet kronike në shpinë dhe këmbë, ndërkaq shumë femra kanë raportuar se stimulimi gjenital ua zvogëlon dhimbjet menstruale, dhimbjet nga artriti, e në disa raste edhe dhimbjet e kokës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat