29-vjeçarja: I sugjerova të dashurit të bënim seks treshe, por tani nuk e heq nga mendja imazhin e tij me tjetrën

Life style

29-vjeçarja: I sugjerova të dashurit të bënim seks treshe, por tani nuk e heq nga mendja imazhin e tij me tjetrën

Më: 28 maj 2018 Në ora: 16:03
Ilustrim

Në mendjen time është fiksuar një imazh i tmerrshëm i të dashurit tim teksa bën seks me një tjetër femër. Nuk e di se si do e marr veten nga kjo gjë.

Kështu e ka nisur letrën një 29-vjeçare, drejtuar psikologes të “The Sun”:

Nuk mendoj se do kishte ndodhur kjo gjë nëse unë dhe ai nuk do kishim pirë aq shumë. Ai është 33 vjeç dhe jemi njohur kur unë isha 20 vjeç.

Ne e duam vërtetë shumë njëri-tjetrin sa që të dy mendojmë se kemi gjetur “dashurinë e jetës”, dhe se do jemi gjithmonë bashkë.

Por një natë ne dolën në një klub me miqtë. Kur u kthyem te shtëpia e tij, ai tha që të pinim edhe ndonjë gotë tjetër. E teksa po pinim, ne nisëm duke bërë sugjerime për të rregulluar jetën tonë seksuale. Sigurisht që po bënim shaka dhe se nuk duhej marrë ndonjë gjë seriozisht.

E kështu nisi biseda, derisa sa unë thashë pse nuk marrim një vajzë tjetër. Po qeshja kur bëra këtë sugjerim, kur ai më tha: “Pse jo?”, e vazhdoi duke kërkuar online. Ishte e vështirë të gjëje dikë që ishte pranë shtëpisë së tij.

Por pas disa orësh troket dera dhe aty shfaqet një vajzë e re. Ajo erdhi brenda dhe ne i ofruam një gotë verë. Nuk e di se si rrjedhën gjërat, por ajo që mbaj mend është i dashuri im teksa nis të bëj seks me të.

U bërtita që të ndalonin dhe ashtu vepruan. Ajo iku menjëherë nga shtëpia, por momentin që i gjeta bashkë ata të dy e kam të memorizuar mirë në mendjen time.

Dua që ta harroj atë ditë, por gjithçka që unë shoh është i dashuri im me vajzën tjetër, të dy të zhveshur dhe në intimitet.

Përgjigja e psikologes:

Kujto vetëm se edhe ti ishe pjesë e këtij pakti të çmendur. Ishit të dy të dehur. Mos u mundo që të fajësosh vetëm të dashurin tënd, pasi ai shkoi më shumë seç duhet me planin që ju bëtë.

Thuaj vetes se ajo që ndodhi mes të dashurit tënd dhe asaj tjetrës ishte diçka thjesht fizike dhe asgjë më shumë. I dashuri jot as nuk e njihte atë, ai thjesht e pa si pjesë të planit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat