Si të dukeni bukur në verë - Bota Sot
Si të dukeni bukur në verë

Life style

E premte, 21 shtator 2018

Si të dukeni bukur në verë

Më: 28 maj 2018 Në ora: 15:32
Foto ilustrim

Vera është e gjitha për t'u argëtuar. Është koha e përkryer për të përqafuar bukurinë tuaj natyrore dhe për të provuar tendencat e reja.

Disa nga gjërat që duhet të bëni për t’u dukur bukur gjatë verës janë këto:

1. Aplikoni grimin me masë

Ideja është të dukeni bukur dhe natyrale. Duke lënë grimin të theksojë bukurinë tuaj natyrale në vend se të marrë vëmendjen e saj.

2. Mos e harroni kremin mbrojtës

Shmangni shtretërit për rrezitje, pasi ato mund të shkaktojnë kancer. Ekspozimi në diell është i mirë për ju, por mos harroni të mbani kremin mbrojtës. Ju do të merrni ende atë shkëlqim të puthitur nga dielli, por gjithashtu do të parandaloni kancerin e lëkurës dhe çdo skuqje irrituese.

3. Shmangni nxehtësinë në flokët tuaj

Preferohet që aparatet për rregullimin e flokëve të cilat lirojnë nxehtësi, të mos përdoren shumë gjatë muajve të verës.

4. Pantallonat e shkurtra janë miku juaj

Një palë pantallona të shkurtra dhe një bluzë e thjeshtë janë dukja perfekte për ditët e nxehta të verës.

5. Fustanat janë çdo herë në trend

Për shkak se është verë, kërkoni pëlhura të lehta me ngjyra dhe modele të ndritshme.
Fustanat janë çdo herë zgjidhja e duhur për një dukje të bukur.

6. Mos vendosni shumë aksesorë

 Stolitë ngjyrë ari janë ideale për stinën e verës, por duhet të përdoren me masë.
 Qaforet e thjeshta, vathët, unazat, janë aksesorët që e bëjnë dukejn tuaj komplete.

7. Këpucët 

Mundësitë janë të pafundme. Provoni këpucë të thjeshta tenisi ose sandale të lidhura. 
Mos mbathni këpucë në të cilat nuk ndiheni rehat. Shmangni këpucët shumë të larta, mbathni ato më praktike në të cilat mund të qëndroni gjithë ditën.

8. Vishni rroba komode

Vishni rroba që ju bëjnë të ndjeheni mirë. Shmangni rrobat tepër të ngushta, në vend të tyre vishni rroba më të gjëra të cilat ju bëjnë të ndiheni komod.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test