Çka karakterizojnë ëndrrat tuaja? Më në fund e dimë …

Life style

Çka karakterizojnë ëndrrat tuaja? Më në fund e dimë …

Më: 27 maj 2018 Në ora: 23:01
Ilustrim

Gjithmonë racën njerëzore e ngacmon ajo se çka karakterizojnë në fakt ëndrrat tona dhe, edhe më mirë, sa zbulojnë për ne. Disa gjëra në ëndrra paraqiten rregullisht, dhe a besoni se nga ëndrrat mund të mësojmë diçka, ky është një tekst për ty

Me shekuj ëndrrat i hutojnë njerëzit. Civilizimet e vjetra kanë besuar se vendet që i vizitojmë në ëndërr janë të vërteta, por deri atje mund të arrijmë vetëm përmes ëndrrës; Bibla dhe tekstet tjera të vjetra flasin për njerëz të cilët duke interpretuar ëndrrat kanë mundur të parashikojnë të ardhmen, kurse falë teorisë së Frojdit për ndërgjegjen, kemi filluar të besojmë se ëndrra të caktuara mund të fshehin të vërtetën për ne.

Edhe pse edhe më tej nuk e kuptojmë deri në fund qëllimin e ëndrrave, ka shumë hamendësime për domethënien e tyre (nëse thjeshtë thonë diçka). Disa besojnë se ëndrrat janë stimulim psikologjik, mënyra si truri ynë i dallon informacionet e marra në të rëndësishme dhe të parëndësishme. Të tjerët besojnë se ëndrrat janë të domosdoshme sepse prej tyre mësojmë shumë gjëra. Nëse supozojmë se kjo e fundit është e vërtetë dhe se ëndrrat janë çelësi i mendimeve dhe ndjenjave tona më të thella, çka thonë skena të caktuara për personin i cili i ëndrron? Ja disa gjëra të cilat paraqiten shpeshë në ëndërr dhe sqarimet se çka mund të zbulojnë për ty.

Shtëpitë

Shpeshë shtëpitë që ëndrrojmë na duken të njohura – kjo është shtëpia jonë e fëmijërisë apo ndonjë shtëpi ku kemi qenë për vizitë. Megjithatë, ato mund të janë ekskluzivisht frut i imagjinatës sonë, kurse pamja e tyre paraqet psiqikën njerëzore. Dhoma e gjumit është e lidhur me mendimet dhe ndjenjat tona intime kurse bodrumi dhe vendet e ngjashme të izoluara mund të paraqesin gjëra të cilat në gjendje të zgjuari i injorojmë apo fshehim.

Lakuriqësia

Shumë prej nesh ka parë veten në ëndrra lakuriq në punë, në shkollë, rrugë e tj., dhe këto shpesh tregojnë se ju mundon diçka. Gjithashtu mund të tregojë se personi i cili i ëndërron është i lëndueshëm dhe ndjehet i ekspozuar në ndonjë situatë, si dhe mund të jetë shenjë paranoje.

Dikush na gjuan

Qoftë një qenie e mbinatyrshme apo person që e njeh, një ëndërr e tillë është një tjetër tregues i problemeve. Në shumë raste, ajo që të ndjekin mund të jetë simbol i diçkaje nga e cila ikë gjatë jetës (natyrisht në mënyrë metaforike, përveç nëse shpesh ikë nga eprori i cili të ndjekë). Këtë lloj ëndrrash njerëzit tregojnë se shpesh e shohin meqë lehtë mbahet mend dhe shpesh zgjohen nga frika.

Foshnja

Nëse ke foshnjë, nuk është befasi e madhe nëse ëndërron këtë. Por ata që nuk kanë fëmijë të vogël, kurse e ëndërrojnë kjo mund të thotë se dëshirojnë diçka të re në jetë. Nëse ngjarja e ëndrrës është negative, atëherë foshnjat mund të simbolizojnë dobësinë tënde.

Duart

Edhe pse jemi prezent në ëndrrat tona, shumë rrallë jemi të vetëdijshëm për trupin tonë. Megjithatë, nëse ndodhë t’i shohësh duart tuaja, pamja e tyre mund të tregojë shumë për personalitetin tënd. Nëse në ëndërr i lanë duart, ndoshta ndjehesh fajtore për diçka. Nëse i ke duart e lidhura, ndjehesh e frustruar për diçka.

Seksi

Shumë shpesh ëndrra për seks, veçanërisht me personin e caktuar, normalisht tregon dëshirën e vërtetë seksuale që ndjeni edhe në realitet. Megjithatë, nganjëherë seksi simbolizon lidhjen intime me njerëzit tjerë dhe/apo ndërgjegjën për veten.

Ushqimi

Simboli i ushqimit dhe energjisë, të ëndrrosh për ushqimin dhe ngrënien mund të tregojë se ke etje për informata dhe përvoja të reja. Por gjithashtu mund të tregojë se ke uri.

Vdekja

Normalisht vdekja paraqitet gjatë maktheve të natës, por nuk është gjithmonë shenjë e keqe. Të ëndrrosh vdekjen, veçanërisht personale, mundet thjeshtë të tregojë se në jetë ke nevojë për ndryshim apo se pak më herët ka ndodhur ndryshim i madh.

Pajisje që nuk mund të përdorni

Pamundësia të shërbehesh me telefonin apo kompjuterin kryesisht nuk është në qendër të ngjarjes, por shpesh paraqitet në ëndrrat tona. Ekziston edhe shpjegim logjik: kur fiket qendra për gjuhën në tru gjatë fjetjes, e kemi të vështirë të përpunojmë informatat si numrat e telefonit apo kohës në orë.

Uji

Nëse ëndrron ujin, gjendjen fizike të tij dhe cilësinë mund të tregojnë më shumë për emocionet në ndërgjegjen tënde. Deti i trazuar simbolizon frikën apo shqetësimin kurse liqeni i qetë simbolizon ndjenjën e kënaqësisë dhe qetësisë. Mënyra se si i afrohesh ujit gjithashtu tregon se si qëndron me ndjenjat tuaja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat